Aktualitet

Protesta e opozitës, Apeli lë në burg 8 persona, “arrest shtëpie” për 5 të tjerë, babai i Protoduarit: Do kërkojmë

4 Prill 2019, 08:03 Nga DOSJA
Protesta e opozitës, Apeli lë në burg 8 persona, “arrest

TIRANË– Në seancën e mbajtur ditën e sotme Gjykata e Apelit Tiranë ka lënë në burg 8 protestues të cilët kanë marrë pjesë në protestat e opozitës.

Në burg u lanë Dorjan Protoduari dhe Mariglen Doci, të cilët u arrestuan pas dhunës në protestën e mbajtur më 16 mars. Apeli vendosi gjithashtu masën “arrest me burg” për 5 protestuesit e opozitës, të cilët u arrestuan më 16 shkurt: Ilir Hamedani, Ferit Dankshi, Saimir Rexhepi, Florenc Hoxha, Agim Peposhi.

Këta të fundit kanë kërkuar ndryshimin e masës “arrest me burg” të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë, e cila u la sërish aktive sot nga Apeli. Ndërsa masa ‘arrest shtëpie’ u dha për 5 protestues të tjerë, Pal Daijan, Gazmir Bekshiun, Aldi Spahon, Ermir Brukën dhe Emiljano Mustafën.

Të pranishëm në këtë seancë gjyqësore kanë qenë edhe ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, prindërit e Dorian Protoduarit dhe protestues të tjerë të Astirit, të të arrestuarve.

Balliu u shpreh se ky vendim i Gjykatës është i padrejtë dhe se nuk ekziston asnjë lloj prove që vërteton dhunën e ushtruar në protestë.

Babai i Dorjan Protoduarit është shprehur se nëse nuk do të largohet kryeministri Edi Rama, ai do të kërkojë azil politik familjarisht.

ORA 14:19- Apeli lë në burg Florenc Hoxhën dhe 4 të tjerë

Gjykata e Apelit ka lënë në burg 5 të arrestuarit në protestën e eopozitës që u zhvillua më 16 shkurt.

Ilir Hamedani, Ferit Dankshi, Saimir Rexhepi, Florenc Hoxha, Agim Peposhi kërkuar zëvendësimin e masës “arrest me burg” të dhënë nga gjykata e shkallës së parë të Tiranës, të cilën Apeli e la sërish sot në fuqi.

ORA 12:50Prindërit e Dorian Protoduarit: Nëse nuk ikën Rama do kërkojmë azil politik

Prindërit e protestuesit Dorian Protoduari ka qenë sot të pranishëm në Gjykatën e Apelit, ku u mor vendimi për djalin e tyre. Mamaja e Protoduarit u shpreh mjaft e revoltuar për faktin e Protoduari është lënë në burg duke theksuar se në burg duhet të ishin qeveritarët dhe jo protestuesit.

Babai i Dorian Protoduarit, theksoi se nëse nuk ikën kryeministri Edi Rama nga qeveria, ai do të kërkojë azil politik familjarisht.

ORA 12:15- Balliu: Nuk kanë prova që është kryer dhunë

I pranishëm në Gjykatën e Apelit është edhe ish-deputeti Klevis Balliu. Sipas Balliut ky vendim i Gjykatës është i padrejtë dhe se nuk ekziston asnjë lloj prove që vërteton dhunën e ushtruar në protestë.

ORA 12:00- Protesta/ Apeli lë në burg Protoduarin dhe Docin, 5 të tjerë në “arrest shtëpie”

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Mariglen Docin dhe Dorjan Protoduarin.  Nga ana tjetër masa “arrest shtëpie” është dhënë për protestuesit: Pal Daija, Gazmir Bekshiu, Aldi Spaho, Ermir Bruka, Emiliano Mustafa

(j.v/f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dorjan protoduari florenc hoxha mariglen doçi pal daija protesat e astirit protesta e opozites protestuesit e arrestuar dorjan protoduari florenc hoxha mariglen doçi pal daija protesat e astirit protesta e opozites protestuesit e arrestuar

Sondazh

Poll