Politike

“Nuk fshihet e keqja e terroristëve shiptarë”, Deklarata e fortë e ministrit serb: Miqësia e Ramës nuk mund të besohet

30 Qershor 2020, 08:35 Nga DOSJA
“Nuk fshihet e keqja e terroristëve shiptarë”, Deklarata e

TIRANË– Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ditën e djeshme ka udhëtuar drejt Kosovës, ku edhe ka takuar liderët e politikanët vendas atje.  Këtë vizitë të Ramës që vijon edhe sot në Kosovë, e ka komentuar Ministri i Mbrojtjes në Serbi, Aleksandër Vulin i cili ka thënë se miqësisë së Edi Ramës nuk mund t’i besohet.

Më tej sipas mediave serbe, Vuli ka deklaruar se Ramës i pëlqen të flasë për pajtimin e shqiptarëve me serbët, por vetëm për sa kohë pajtim do të thotë të ndëshkosh serbët dhe të punosh për krijimin e Shqipërisë së Madhe.

“Nëse Edi Rama do të kishte pasur ndonjëherë ndershmërinë për të lexuar raportin e Dick Marty, ai do të kishte ditur që organet ishin hequr dhe pastaj do t’i shisnin serbët e rrëmbyer nga Kosova dhe Metohija në territorin e shtetit të Shqipërisë, ku u rrëmbye Kryeministri. Ai gjithashtu do të dinte se rrëmbimet e serbëve ishin vrasje të kundërshtarëve të tij politikë. Mes Shiptarëve, vrasjet dhe torturat e romëve, goranëve, boshnjakëve, u organizuan dhe aprovuan Hashim Thaçi, Kadri Veselji dhe shumë terroristë të tjerë nga UK-ja .  Presidenti Vuçiç është presidenti i vetëm në Ballkan i cili sinqerisht dëshiron paqen. Unë nuk besoj se dëshirat e tij janë njësoj si ato të Edi Ramës. A do gjykata e krimeve të luftës e vendosur nën ligjet e të ashtuquajturës Kosovë me të vërtetë të gjykojë vrasës serbë, nuk e di, por e di që “E keqja e terroristëve shiptarë nuk mund të fshihet më dhe miqësia e Ramës nuk mund të besohet.”- tha Vulin.

Ministri Vulin është i infektuar me koronavirus dhe i izoluar, por nga shtëpia ai vijon me  punën dhe detyrat e tij. Kujtojmë se këto komente të Vulin vijnë ndërkohë që Rama vazhdon vizitën dy ditore në Kosovë, ku po takohet me udhëheqës shtetërorë e politikë të Kosovës, pas aktakuzës së Gjykatës Speciale ndaj Presidentit Thaçi dhe  kreut të PDK-së Kadri Veselit.

Një ditë më parë, Kryeministri ka takuar Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, Kryeministrin Avdullah Hotin, kreun e LVV, Albin Kurti, kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani, kreun e Nismës, Fatmir Limaj dhe me kreun e PDK-së, Kadri Veseli.

Vizita vjen pak ditë pasi Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kreu i PDK, Kadri Veseli dhe 9 ish-luftëtarë të UÇK-së u përballën me akuzat e Prokurorisë Speciale. Thaçi, Veseli dhe luftarët e tjerë akuzohen për më shumë se 100 vrasje të paligjshme gjatë luftës në Kosovë. Politika në Shqipëri dhe Kosovë u bë njësh dhe të gjithë i dolën në mbrojtje ish-ushtarëve të UÇK-së. Publikimi i aktakuzave solli dhe anulimin e dialogut në Shtëpinë e Bardhë, ndërkohë Grenell ka deklaruaar se do të caktohet një datë tjetër për bisedimet Kosovë-Serbi. Rama për këto aktakuza ireagoi ashpër duke i quajtur një fletë-rrufë të revolucionit kinez. Ndërkohë të akuzuarit Thaçi dhe Veseli kanë mohuar me forcë akuzat.

Burimi:  Mondo.rs

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike aleksander vulin edi rama aleksander vulin edi rama

Sondazh

Poll