Politike

“Është porositur nga drejtuesit që të vazhdojë jetën normale duke rrezikuar të tjerët”, zyrtarja me COVID në bashki

29 Qershor 2020, 22:29 Nga DOSJA
“Është porositur nga drejtuesit që të vazhdojë

MAT-Ditën e sotme u shënua një rast me COVID-19 në Bashkinë e Matit. Dega e Partisë Demokratike të Matit, akuzoi Bashkinë, se ka porositur personin në fjalë që ta mbajë të fshehtë lajmin, si dhe të lëvizë lirshëm nëpër qytet, duke rrezikuar infektimin e personave të tjerë. Më tej dega e PD Mat, ka akuzuar autoritetet lokale për keqmenaxhim të situatës, duke shtuar se dezinfektimin e kanë bërë vetëm për propagandë.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i vetë zyrtarës së prekur nga COVID-19, Armanda Murrani. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ajo shkruan, se nëse ka marrë në qafë njeri, së pari kanë qenë prindërit e saj, dy motrat dhe djali 7 muajsh.

Ajo ka përgënjeshtruar të gjithë zërat, që flasin, se është porositur nga drejtues të Bashkisë që ta mbajë informacionin sekret. Më tej Murrani shton, se pas përgjigjes së testit është vetëizoluar dhe gëzon shëndet të mirë.

“Kthim përgjigje për Gjithë Ata…Që më thonë na more në qafë! Nëse kam marrë në qafë njeri, së pari kam marrë në qafë familjen time, dy prindërit e mi pensionistë që rrezikojnë shëndetin nëse janë infektuar, dy motrat e mia dhe djalin tim 7- muajsh. Ok! Për të gjithë ata që më thonë ku e more? Ta dija që ky virus ishte në x vend nuk i afrohesha. E dinë të gjithë që është i padukshëm. Për të gjithë Ata që thonë që kam mbajtur sekret lajmin dhe jam porositur nga drejtues të Bashkisë që të vazhdoj jetën normale duke dalë nëpër qytet e duke takuar njerëz të tjerë! Eshtë një mashtrim dhe gënjeshtër. Duhet të dini që nuk ka sekrete me shëndetin, aq më tepër për një pandemi të tillë botërore. Nuk mar asnjë porosi nga askush për veprimtari të gabuara. Ok. Në momentin që ka dalë rezultati i analizës dhe më është komunikuar, menjëherë jam vetëizoluar. Shpreh keqardhje dhe shërim sa më të shpejtë të kësaj mendje. Në këtë kohë të gjithë janë të lirë, udhëtojnë dhe kanë kontakte. Ndoshta virusi ka qenë këtu. Mund të jenë dhe të tjerë të infektuar dhe nuk e dinë. Siç nuk do e dija unë nëse nuk do kisha bërë analizën. Personalisht, kam marë vetë inisiativën e para që kam komunikuar një shqetësim shëndetësor dhe bëra analizën. Nuk ka turp për shëndetin. Përkundrazi, turp është kur nuk e komunikon. Gëzoj shëndet të mirë. Mos u shqetësoni! Faleminderit! Gjithë të mirat! ?”, shkruan Murrani.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike armanda murrani bashkia mat armanda murrani bashkia mat

Sondazh

Poll

Politike 29 Qershor 2020, 19:47

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka folur lidhur me rritjen e rasteve të infektuara të koronavirusit në Shqipëri. E ftuar në emis...