Politike

Raporti i Dhomës Amerikane, Basha: Pasqyrë e qartë e situatës ekonomike dhe e korrupsionit që po gërryen ekonominë

30 Qershor 2020, 07:10 Nga DOSJA
Raporti i Dhomës Amerikane, Basha: Pasqyrë e qartë e

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar për raportin e publikuar një ditë më parë nga Dhoma Amerikanë e Tregtisë. Në një postim në mediat sociale, Basha shkruan se raporti është një pasqyrë e situatës ekonomike dhe e korrupsionit që po gërryen ekonominë, po largon investitorët, po mbyll vende pune e varfëron shqiptarët.

Më tej kreu i opozitës shton se ai i ka dëgjuar shqetësimet e përfaqësuesve të Dhomës Amerikane, dhomave të tjera të tregtisë dhe industrisë, të biznesit të vogël dhe pohon se e di se biznesi ka nevojë urgjente për ndryshim të kësaj situate e për zgjidhje që garantojnë konkurrencë të ndershme.

“Me shqetësim mësova përfundimet e raportit të Indeksit të besimit të Dhomës Amerikane të Tregtisë AMCHAM për vitin 2019, ku regjistrohet rënia më e madhe e ekonomisë në 8 vitet e fundit. Raporti është një pasqyrë e situatës ekonomike dhe e korrupsionit që po gërryen ekonominë, po largon investitorët, po mbyll vende pune e varfëron shqiptarët. Konkurrenca e padrejtë, performanca zhgënjyese e ekonomisë, klima e përgjithshme e keqe për biznesin, niveli i lartë i korrupsionit, ekonomia joformale, burokracia, niveli i lartë i taksave dhe vetë qeveria me politikat e saj klienteliste janë pengesat më të mëdha për të bërë biznes në Shqipëri. Unë i kam dëgjuar shqetësimet e përfaqësuesve të Dhomës Amerikane, dhomave të tjera të tregtisë dhe industrisë, të biznesit të vogël etj. E di se biznesi ka nevojë urgjente për ndryshim të kësaj situate, për zgjidhje që garantojnë konkurrencë të ndershme, lehtësi fiskale dhe përmirësim të klimës së të bërit biznes.

Bazuar mbi këto nevoja ne kemi hartuar një platformë ekonomike në të cilën parashikohet: Taksa e sheshtë 9%, eleminimi dhe thjeshtëzimi i lejeve dhe licencave, eliminimi dhe bashkimi i 18 taksave për të rimoduluar sistemin tonë fiskal. Njëkohësisht plani ynë parasheh dhe ristrukturimin e agjencive dhe institucioneve doganore, fiskale dhe të regjistrimeve. Më thjeshtë dhe më lehtë për të gjithë. Për mua dhe PD punësimi dhe zhvillimi ekonomik janë prioritetet kryesore dhe për ta arritur këtë ne do ta bëjmë Shqipërinë vend tërheqës për investimet e huaja, do të fuqizojmë biznesin vendas dhe do të reduktojmë hapësirat për abuzim dhe korrupsion që sot po i marrin frymën biznesit në Shqipëri”, shkruan Basha.

Një ditë më parë Dhoma Amerikane e Tregtisë publikoi një raport për klimën e biznesit në Shqipëri për vitin 2019. Sipas anketimit të publikuar nga Dhoma Amerikane, vihet re se ka një rënie të indeksit mbi përmirësimin e klimës së biznesit për vitin 2019.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dhoma amerikane e tregtise lulzim basha raporti i dhomes amerikane te tregtise dhoma amerikane e tregtise lulzim basha raporti i dhomes amerikane te tregtise

Sondazh

Poll