Politike

Rama përfundon vizitën në Kosovë: Jam këtu për nevojën kombëtare, akuzat s’lidhen thjesht me karrierën e Thaçit e Ve

30 Qershor 2020, 06:36 Nga DOSJA
Rama përfundon vizitën në Kosovë: Jam këtu për

KOSOVË- Kryeministri Edi Rama përmbyllur sot vizitën e tij në Kosovë, ku ka zhvilluar takime me liderët politik në vend. Sot kreu i qeverisë është takuar me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, me kreun e Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli dhe kreun e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Në axhendë ishte dhe një takim me kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, por ky i fundit ka refuzuar duke thënë se nuk mund të shtrëngojë dorën me Ramën, pasi ky i fundit e kishte paditur për shpifje.

Në përfundim të vizitës, Rama ka zhvilluar dhe një konferencë për mediat ku ka theksuar se vizita e tij në Prishtinë ka qenë për tu informuar. Ai më tej kundërshtoi edhe njëherë aktakuzat kundër Thaçit e Veselit, e tha se qënia e tij në Kosovë është për nevojë të çështjes kombëtare. 

Kreu i qeverisë tha Kosova sot është një një udhëkryq shumë të madh dhe të gjithë duhet të bëhen bashkë dhe të tregojnë forcë kundër ndërkombëtarëve. Më tej ai tha se duhet ndarë e drejta nga e padrejta. Në fund u shpreh se ka tërhequr padinë për shpifje kundër Haradinajt edhe pse ai nuk e kishte pritur në takim. 

Një ditë më parë, Kryeministri ka takuar Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, Kryeministrin Avdullah Hotin, kreun e LVV, Albin Kurti, kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani, kreun e Nismës, Fatmir Limaj dhe me kreun e PDK-së, Kadri Veseli.

Vizita vjen pak ditë pasi Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kreu i PDK, Kadri Veseli dhe 9 ish-luftëtarë të UÇK-së u përballën me akuzat e Prokurorisë Speciale. Thaçi, Veseli dhe luftarët e tjerë akuzohen për më shumë se 100 vrasje të paligjshme gjatë luftës në Kosovë. Politika në Shqipëri dhe Kosovë u bë njësh dhe të gjithë i dolën në mbrojtje ish-ushtarëve të UÇK-së. Publikimi i aktakuzave solli dhe anulimin e dialogut në Shtëpinë e Bardhë, ndërkohë Grenell ka deklaruar se do të caktohet një datë tjetër për bisedimet Kosovë-Serbi. Rama për këto aktakuza reagoi ashpër duke i quajtur një fletë-rrufë të revolucionit kinez. Ndërkohë të akuzuarit Thaçi dhe Veseli kanë mohuar me forcë akuzat. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama hashim thaçi nën akuze konferenca e rames nga prishtina rama ne kosove edi rama hashim thaçi nën akuze konferenca e rames nga prishtina rama ne kosove

Sondazh

Poll