Takim me kryeministrin, Haradinaj ironizon Ramën: S’ka logjikë, i padituri s’mund të takohet me…
29 Qershor 2020, 20:45Nga DOSJA
KOSOVË– Ditën e sotme në emisionin “DebatPlus” të TV Dukagjini, ka qenë i ftuar ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i cili nuk i ka shpëtuar pyetjes për një takim me kryeministrin Edi Rama, i cili ndodhet në Kosovë.
Në përgjigjen e tij, Haradinaj ka lënë të kuptohet se nuk do të takohet me Ramën duke risjellë në vëmendje edhe procesin gjyqësor që kanë së bashku.
“I padituri nuk mund të takohet me të diturin. Kjo s’ka kurrfarë logjike. Nuk ndihem mirë që si i paditur të takohem me askënd e as me zotin Edi Rama”, tha Haradinaj.
Kujtojmë që Rama së fundmi ka vizituar Kosovën dhe ka takuar politikanët e vendit, duke përjashtuar sot ish-kryeministrin Ramush Haradinaj. Nuk dihet se cilin prej përfaqësuesëve të AAK-së (parti ku bën pjesë edhe Haradinaj) do të takojë Rama nesër, pasi do të vijojë me vizitat në zyrat e politikanëve.
Kryeministri e ka paditur Haradinajn për shpifje, pasi e konsideron të gënjeshtërt deklaratën e tij se Rama kishte lidhje me idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.
(A.K.Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
MAT-Ditën e sotme u shënua një rast me COVID-19 në Bashkinë e Matit. Dega e Partisë Demokratike të Matit, akuzoi Bashkinë, se ka porositur personin në fjalë që ...
TIRANË -Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me raportin e fundit të Dhomës Amerikanë të Tregtisë në Shqipëri, ku theksohej se kjo ës...
KOSOVË– Kryeministri Edi Rama ndodhet në Prishtinë, ku edhe po zhvillon një takim dy ditor me personazhet kryesore të politikës. Vizitat e tij kanë p...
TIRANË -Përfaqësuesi i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi, ka komentuar kërkesqën e opozitës së re për heqjen e koalicioneve oparazgjedhore. Sipas Bylykba...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka komentuar aktakzën e Prokurorisë Speciale për krime lufte, ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaaktakzën e Prokurorisë Sp...
TIRANË– Avokati i njohur Spartak Ngjela ka komentuar aktakuzat e ngritura ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për krime lufte. I ftuar n...
Politike29 Qershor 2020, 19:47
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka folur lidhur me rritjen e rasteve të infektuara të koronavirusit në Shqipëri. E ftuar në emis...
TIRANË – Kryeministri Edi Rama ka komentuar kushtet e vendosura nga Parlamenti Europian, përpara konferencës së parë ndërqeveritare. Meta është është...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e ftuar në emisionin “Open”, ka thënë versionin zyrtar për vdekjen e mjekut të parë në vend nga pande...