Politike

VIDEO/ Nis puna për shqyrtimin e kërkesës së opozitës për ndryshimin e sistemit, Ruçi: Në 30 korrik do votohet në Kuven

30 Qershor 2020, 08:16 Nga DOSJA
VIDEO/ Nis puna për shqyrtimin e kërkesës së opozitës

TIRANË- Komisioni i Ligjeve ka zhvilluar sot një mbledhje të përbashkët me Këshillin e Legjislacionit dhe ka diskutuar nismën e opozitës së re për ndryshimin e Kushtetutën, në dy nene.

Opozita parlamentare, e mbështetur nga dy deputetë të maxhorancës kanë kërkuar ndryshimin e sistemit, nga propocional rajonal në propocional kombëtar dhe hapjen e listave.

Myslim Murrizi, i cili është dhe nismëtari i kësaj nisme ka prezantuar ndryshimet që kërkojnë, duke thënë se ata duan që të hapet gara. “Ne e ndërmorrëm këtë nismë pas dështimit të referendumit me 50 mijë firma që kërkuan qytetarët”, tha deputeti.

Më tej në diskutime janë përfshirë dhe deputetët e tjerë të opozitës duke mbështetur nismën për ndryshimin e sistemit. Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, pasi ka dërgjuar deputetët ka njoftuar dhe kalendarin e punimeve për shqyrtimin e kërkesës së opozitës, duke thënë se në 30 korrik do të kalohet në seancën plenare për votim. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gramoz ruci kuvendi shqyrton kerkesen e opozites myslim murrizi ndryshimi i sistemit opozita parlamentare gramoz ruci kuvendi shqyrton kerkesen e opozites myslim murrizi ndryshimi i sistemit opozita parlamentare

Sondazh

Poll