Politike

Murrizi prezanton nisëm e ndryshimit të sistemit tek Ligjet: Jemi mbështetur tek rekomandimet e OSBE, hapet gara

30 Qershor 2020, 08:28 Nga DOSJA
Murrizi prezanton nisëm e ndryshimit të sistemit tek Ligjet: Jemi

TIRANË- Deputeti Myslim Murrizi, i cili është dhe nismtëtari për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe hapjen e listave ka treguar sot qëllimin e kërkesës që është mbështetur nga 27 deputetë të tjerë.

Në fjalën e tij në Komisionin e Ligjeve dhe të Këshillit të Legjislacionit, Murrizi ka thënë se hapja e listave hapë garën. Ai shtoi se kërkesa e tyre është e mbështetur në rekomandimet e OSBE, duke cituar dhe një raportit të vitit 2008.

“Unë mendoj që shoqëria shqiptare nuk a luksin për të pasur 134 subjekte politike, por sipas raporteve shumica e partive nuk janë fare aktive. 48 parti marrin më pak vota se sa kanë dorëzuar në Gjykatë ku janë regjistruar si të tilla. Nëse hapim listat, duhet të shkojmë dhe të garojnë, ku do shohim qytetarët se sa do bindin elektroatin me programin e tyre dhe figurat që do të propozojnë. Do doja tu bëja me dije se kjo që ne propozojmë sot, ka qenë e sanksionuar dhe në raportet e OSBE që në vitin 2008, ata kanë rekomanduar si sistem më të mirë është propocionali me lista të hapura, por nuk u dëgjua nga baballarët e politikës”, u shpreh ai.

Kuvendi ka nisur sot shqyrtimin e kërkesës së opozitës së re për ndryshimin e sistemit. Deputetët e opozitës kanë treguar edhe njëherë herë qëllimin e kësaj nisme, duke thënë se me hapjen e listave dhe ndryshimin e sistemit do të ketë një garë reale. Ruçi ka thënë se në 30 korrik propozimi do të kalojë në seancë plenare për tu votuar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kuvendi shqyrton kerkesen e opozites myslim murrizi kuvendi shqyrton kerkesen e opozites myslim murrizi

Sondazh

Poll