Politike

Aktakuzat ndaj Thaçit e Veselit, analisti Abdullahu: Duket që është lojë politike, Evropa po godet qytetarët e Kosovës

30 Qershor 2020, 06:22 Nga DOSJA
Aktakuzat ndaj Thaçit e Veselit, analisti Abdullahu: Duket që

TIRANË- Analisti nga Kosova, Faton Abdullahu, ka folur rreth akuzave kundër Presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli. I ftuar në “Open” në Top Channel, Abdullahu tha se aktakuza nuk është pritur mirë në Kosovë dhe shtoi se deklarata e Prokurorisë Speciale është tërësisht politike.

Normalisht që aktakuza nuk u prit mirë, pasi është ngritur një aktauzë ndaj kreut të shtetit. Aktakuza është tërësisht politike. Kjo u bë nga Evropa që sulmoi administratën Trump. Aktakuza ndali një marrëveshje të mirë për Kosovën.

Aktakuza u bë nga Evropa ku i humbur është qytetari kosovar. Pse kjo Evropa e mirë dhe e dashur nuk heq vizat për kosovarë? Tre qeveritë i kanë plotësuar kushtet për të hequr vizat për Kosovën”, u shpreh analisti.

Nga ana tjetër Presidenti Thaçi, ka reaguar për aktakuzat në një deklaratë që iu drejtuar gjithë popullit të Kosovës. Kreu i Shtetit u shpreh se akuzat ishin të pabaza, por në momentin që akuza të konfirmohet ai do të japë dorëheqjen.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike faton abdullahu hashim thaçi nën akuze kadri veseli thirret ne hage faton abdullahu hashim thaçi nën akuze kadri veseli thirret ne hage

Sondazh

Poll

Politike 29 Qershor 2020, 19:47

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka folur lidhur me rritjen e rasteve të infektuara të koronavirusit në Shqipëri. E ftuar në emis...