Politike

“Gjendja më e keqe në 8 vjet”, Salianji reagon pas raportit të DHAT: Shqiptarët sot janë më të varfër se kurrë, kjo

29 Qershor 2020, 21:22 Nga DOSJA
“Gjendja më e keqe në 8 vjet”, Salianji reagon pas

TIRANË -Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me raportin e fundit të Dhomës Amerikanë të Tregtisë në Shqipëri, ku theksohej se kjo është gjendja më e keqe në 8 vite, përsa i përket klimës së biznesit dhe gjendjes ekonomike. Nëpërmjet një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Salianji thekson 5 faktorët e krizës ekonomike në Shqipëri, ndërsa akuzoi qeverinë se zbraz xhepat e qytetarëve për t’ja dhënë klientëve të tyre. Ai ka shtuar, se Shqipëria në çdo raport ndërkombëtar, Shqipëria vetëm humbet pozicione për zhvillimin e ekonomisë.

Postimi i Salianjit

Per 7 vite me radhe, Edi Rama i zhvati shqiptarët me taksa te larta duke i vene leket e shqiptareve ne sherbim te oligarkeve te tij. Pe 7 vite me radhe kjo qeveri la ne meshiren e fatit shqiptaret qe sot jane me te varfer se kurre. Xhepat e qytetareve zbrazen nderkohe qe klientet e Edi Rames pasurohen dhe marrin miliona dhe ne kohe pandemie. Edi Rama eshte fatkeqesia e ekonomise shqiptare. Kete gje nuk e fsheh dot me as propaganda e stisur prej tij. Ne cdo raport nderkombetar Shqiperia vetem humbet pozicion per zhvillimin e ekonomise. Kete gje theksoi sot dhe Dhoma Amerikane e Tregtise: “Është gjendja më e keqe në 8 vjet”- Kjo situate duhet te marre fund sa me pare. Ne kemi nje plan te qarte dhe te realizueshem qe do te riktheje normalitetin, ekonomi te zhvilluar, me shume frymemarrje per biznesin

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ervin salianji raporti i dhat ervin salianji raporti i dhat

Sondazh

Poll

Politike 29 Qershor 2020, 19:47

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka folur lidhur me rritjen e rasteve të infektuara të koronavirusit në Shqipëri. E ftuar në emis...