Sport

Gafë nga Barcelona! Dy golat e Suarezit shërbejnë vetëm për një pikë, festë në Madrid

27 Qershor 2020, 17:06 Nga DOSJA
Gafë nga Barcelona! Dy golat e Suarezit shërbejnë vetëm

Ankth në Barcelonë, gëzim në Madrid.

Skuadra katalanase sot nuk arriti më shumë se një barazim 2-2 me Celta Vigon në transfertë. Ky rezultat gëzon ekipin vendas dhe sidomos Real Madridin. Nëse “Los Blancos” fitojnë kundër Espanyol-it, kapin vendin e parë.

Leo Messi me shokë nuk luajtën keq. Madje, dolën dy herë në avantazh me anë të Luis Suarezit, i rikthyer prej një dëmtimi të gjatë. Skuadra galiciane, megjithatë, ia doli në të dy rastet të barazonte takimin.

Rusi Smolov dhe Iago Aspas ishin autorët e golave për Celtan. Leo Messi sot dha dy asiste, por nuk mjaftuan për të fituar. Katalanasit kanë 69 pikë, një më shumë se Reali (me një ndeshje më pak).

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona celta messi barcelona celta messi

Sondazh

Poll