Sport

FOTO/“E papranueshme”,Liverpool dënon tifozët që festuan në rrugë titullin kampion: Siguria e njerëzve është priorit

27 Qershor 2020, 14:26 Nga DOSJA
FOTO/“E papranueshme”,Liverpool dënon tifozët që

ANGLI-“E papranueshme”. Përmes një komunikate për shtyp, Liverpool dënoi sjelljen e tifozëve, që në mbrëmjen mes të enjtes e të premtes kanë festuar triumfin në Premier League pas 30 vjetësh “duke injoruar distancimin social e rrezikun për sigurinë publike”,pavarësisht apelit të klubit e policisë për rrezikun ende ekzistent të Covid-19.

“Rreziku potencial i një vale të dytë të Covid-19 ekziston akoma – lexohet në komunikatën për shtyp  duhet të punojmë së bashku për tu siguruar të mos fshijmë të gjithë atë punë që është bërë . Kur të jenë kushtet e sigurisë, do të punojmë të gjithë bashkë për të organizuar një paradë për të festuar të gjithë bashkë fitoren. Deri në atë moment, siguria e qytetit tonë e të njerëzve tanë vazhdon të jetë prioriteti ynë numër një”. Përfundon me këtë komunikatë klubi anglez.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ekipi anglez futboll liverpool ekipi anglez futboll liverpool

Sondazh

Poll