Sport

Ilir Daja më i kërkuari i momentit, Tirana dhe Shkëndija në garë për trajnerin e Skënderbeut

27 Qershor 2020, 15:09 Nga DOSJA
Ilir Daja më i kërkuari i momentit, Tirana dhe Shkëndija në

Ernest Gjoka nuk ka më vend te Shkëndija e Tetovës. Kontrata e tij aktuale me klubin shqiptar ka mbaruar dhe drejtuesit nuk duan të vazhdojnë më tej më të.

Sipas mediave lokale, atij i duhet të gjejë një skuadër të re. Fakti që nuk e ka mbrojtur titullin e kampionit në Maqedoni, edhe pse ka pasur në dispozicion skuadrën më cilësore, ka mjaftuar për t’i dhënë duart.

Gjoka duket do të zëvendësohet nga një tjetër trajner i njohur në Superligën shqiptare. Bëhet fjalë për Ilir Dajën. Ky i fundit aktualisht punon te Skënderbeu, teksa më parë ka punuar te Tirana. Klubi bardheblu është spekuluar se po e kërkon, por ndoshta Shkëndija e ka fituar betejën.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport daja shkendija tirana daja shkendija tirana

Sondazh

Poll