Sport

VIDEO/Partizani nis të marrë formë, ekipi i kuq mund Laçin dhe rikthehet në garë për Europën

27 Qershor 2020, 17:04 Nga DOSJA
VIDEO/Partizani nis të marrë formë, ekipi i kuq mund Laçin

TIRANË-Partizani rikthehet të luajë në “Air Albania” dhe mposht Laçin me rezultatin minimal 1-0, duke marrë fitoren e tretë radhazi në kampionat dhe duke u rikthyer plotësisht në garë për një vend në Kupat e Europës.

“Të kuqtë” vinin pas dy fitoresh ndaj Luftëtarit e Flamurtarit, që kishin rikthyer disi qetësinë në ekip, ndërsa sot, ndonëse përballeshin me një kundërshtar direkt për zonën europiane të renditjes, e nisën mjaft mirë takimin.Ndeshjen e vendosi vetëm goli i Eraldo Çinari që shënoi në minutën e  që në minutën e 10 të takimit.

Vërshëllima finale e arbitrit kryesor të takimit la në fuqi fitoren 1-0 për Partizanin, që tani ngjitet në kuotën e 47 pikëve, vetëm dy pikë larg Laçit, që momentalisht mban vendin e tretë të renditjes.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport cinari laçi partizani cinari laçi partizani

Sondazh

Poll