Sport

VIDEO/ “Hashim Thaçi, Vlora krenohet me ty”, Sinan Idrizi nuk pranon të largojë nga stadiumi parrullat: Në stadium po th

27 Qershor 2020, 15:32 Nga DOSJA
VIDEO/ “Hashim Thaçi, Vlora krenohet me ty”, Sinan Idrizi nuk

VLORËNë këtë momente po luhet ndeshja mes Flamurtarit dhe Luftëtarit, për javën e 31-të të Kategorisë Superiore. Takimi ishte planifikuar të luhej në orën 17:00, por ndeshja nisi me 16 minuta me vonesë për shkak të disa banderolave me sfond politik. Një nga këto ishte, “Hashim Thaçi – Vlora, krenohet me ty” dhe “Drenica zemra e shqiptarisë”. Delegati i ndeshjes, Petrit Braja, iu ka bërë të qartë drejtuesve që në rast se këto banderola nuk hiqen, atëherë ndeshja nuk fillon.

“Nuk e heq e kanë vendosur tifozët. Në stadium po thuhet Rama ik, e po nxjerrin banderola. Muhabet koti. Mbylle ndeshjen nuk e heq”, ishin fjalët e administratorit Idrizi, i cili duket i bindur. Më pas gjithçka u qetësua dhe Idrizi pranoi që ato banderola të largoheshin jashtë stadiumit. Ndeshja filloi 16 minuta me vonesë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport flamurtari hashim thaci luftetari sinan idrizi flamurtari hashim thaci luftetari sinan idrizi

Sondazh

Poll