Sport

Super gol nga Rashica, Werder Bremen shpëton veten nga rrëzimi

27 Qershor 2020, 14:15 Nga DOSJA
Super gol nga Rashica, Werder Bremen shpëton veten nga rrëzimi

Werder Bremen sot ka si objektiv të shpëtojë nga rrëzimi nga kategoria. Po luan ndeshjen e fundit të sezonit në Bundesligë dhe do të shmangë sipas të gjitha gjasave “play-out” me skuadrën e tretë nga Bundesliga 2.

Milot Rashica me shokë e kanë nisur ndeshjen e sotme me Wolfsburg-un në mënyrën më të mirë. Werder ka shënuar 3 gola brenda 8 minutave, teksa i dyti është realizuar nga sulmuesi i Kosovës. Rashica gjeti rrjetën në minutën e 27-të.

 

23-vjeçari jo vetëm që shënoi, por e bëri thuajse gjithë aksionin vetë dhe dhuroi spektakël. Ky ishte goli i tij i 8-të në Bundesligë. Fortuna Dusseldorf po humbet kundër Union Berlin, rezultat që rrëzon ekipin e Valon Berishës një kategori më poshtë dhe ndihmon Werder-in.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport futboll rashica werder futboll rashica werder

Sondazh

Poll