Sport

Edy Reja: Kam folur me Igli Taren për Kumbullën, Ismajli kërkohet nga dy klube

27 Qershor 2020, 13:36 Nga DOSJA
Edy Reja: Kam folur me Igli Taren për Kumbullën, Ismajli kërkohet

Edoardo Reja ka dhënë një intervistë në Itali për dy mbrojtësit e kombëtares kuqezi, Marash Kumbulla dhe Ardian Ismajli. Ai ka folur mirë për të dy, duke marrë parasysh faktin se aktualisht kërkohen nga disa skuadra.

“Kumbulla është mbrojtës inteligjent, shumë i mirë në duele, i fortë në luftën në ajër. Ai do të përmirësohet. Më pëlqen, sepse luan me kokën lart dhe ka sens të mirë taktik. Ai është i ri, është vetëm 20 vjeç, por ka arritur të krijojë një përvojë të mirë”, ka thënë Reja.

“Roli i tij natyral është në qendër të mbrojtjes, por po paraqitet mirë edhe si i majtë në mbrojtjen me tre. Do të ishte një goditje e madhe për Lazion. Nuk ka lojtarë të tillë të rinj në Itali”, ka shtuar ai.

“Duhet të kesh shumë personalitet kur vesh fanellën e Lazios, Milanit apo Juventusit. Kam biseduar edhe me Igli Taren për të. Kumbulla nuk e njeh fjalën frikë. Është edhe Ismajli te Hajduku i Spilit, atë po e kërkojnë Lecce dhe Benevento. Fazën mbrojtëse e kam të siguruar në kombëtare. Po punoj për të kompletuar repartet e tjera”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport intervista mbrojtesit reja intervista mbrojtesit reja

Sondazh

Poll