Sport

Pjanic sonte në Barcelonë, zbulohen detajet shkëmbimit më të bujshëm të verës

27 Qershor 2020, 14:51 Nga DOSJA
Pjanic sonte në Barcelonë, zbulohen detajet shkëmbimit më

Nuk ka më dyshime. Mesfushori Arthur Melo do të jetë lojtar i Juventusit, duke u ndërruar me boshnjakun Miralem Pjanic në kahun e kundërt.

Mediat italiane raportojnë se nesër do të kryhen testet mjekësore dhe se dy lojtarët do ndërrojnë destinacionet e tyre. 23-vjeçari brazilian nesër do të jetë në “J Medical” për vizita mjekësore, kurse Pjanic që sonte në Barcelonë.

Juventusi do ta shesë Pjanic te Barcelona për 60 milionë euro dhe do të paguajë 70 milionë euro për të blerë brazilianin Arthur. Pra, diferenca është 10 milionë euro. Paga e Pjanic në “Camp Nou do të jetë 7.5 milionë euro në sezon.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport arthur pjanic udhetim arthur pjanic udhetim

Sondazh

Poll