Sport

Zyrtarisht i rikthyer! Arjen Robben do të luajë futboll edhe për një sezon tjetër

27 Qershor 2020, 15:37 Nga DOSJA
Zyrtarisht i rikthyer! Arjen Robben do të luajë futboll edhe për

Stërvitja e Arjen Robben-it së fundmi te Bayern nuk ishte rastësore. Mediat gjermane kanë disa javë që flasin për një rikthim të mundshëm të holandezit dhe… kishin të drejtë!

Mesfushori legjendar i Bayern-it do të rikthehet në fushë te FC Groningen. Lajmi është zyrtar nga vetë klubi holandez, i cili ka njoftuar se veterani i futbollit do të luajë për një sezon atje.

Robben e ka kaluar thuajse gjithë karrierën te Bayern, ku ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm. Vitin e kaluar anësori i djathtë i sulmit u shkëput nga futbolli për një sezon, sidomos prej dëmtimeve. Ai ka luajtur gjithashtu te Chelsea dhe Real Madrid. “Tulipani fluturues” në vitin 2010 arriti në finalen e Botërorit me kombëtaren holandeze.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport holande rikthim robben holande rikthim robben

Sondazh

Poll