Sport

“Mora doktorin se kisha frikë pas alkoolit që kisha pirë”, Toni Kroos kujton finalen Bayern-Chelsea

27 Qershor 2020, 14:11 Nga DOSJA
“Mora doktorin se kisha frikë pas alkoolit që kisha

E mbani mend finalen Bayern-Chelsea në Champions League të vitit 2012? Bavarezët po luanin në shtëpi dhe pritej të fitonin. Ata ishin favoritët, por ndodhi e kundërta: Chelsea fitoi pas penalltive.

Mesfushori Toni Kroos, asokohe bavarez, por tani lojtar i Real Madridit, ka folur në lidhje me finalen e dhimbshme, duke kujtuar se ka përdorur alkoolin për të hequr dhimbjen për pak orë.

“Ajo finale ka qenë ndeshja për të cilën kemi pirë shumë. Ishim shumë të zhgënjyer. Kemi shumë pranë thirrjes së ambulancës për në spital”, ka shpjeguar vëllai i mesfushorit, Felix.

Më pas ka ndërhyrë vetë Toni Kroos: “Ndihesha shumë keq, por të paktën kishte një arsye për këtë. Mbaj mend gruan duke thënë se nuk mund të telefononim mjekun. Problemi ishte se nuk kishte mënyrë tjetër për ta ndier më pak humbjen. Në fund thirrja mjekun, sepse kuptova që gjendja mund të shkonte më keq”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport alkool champions kroos alkool champions kroos

Sondazh

Poll