Aktualitet

Shkon në 51 numri i viktimave, humbin jetën dy pacientë tek Infektivi/ MSH: Vuanin nga sëmundje bashkëshoqëruese

26 Qershor 2020, 08:40 Nga DOSJA
Shkon në 51 numri i viktimave, humbin jetën dy pacientë tek

TIRANË- Gjatë orëve të fundit kanë humbur jetën 2 pacientë të infektuar me COVID-19, të cilët merrnin mjekim në spitalin Infektiv. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se viktimat janë një 76-vjeçar nga Tirana dhe një 54-vjeçar, të cilët vuanin edhe nga sëmundje bashkëshoqëruese. Sipas MSH-së 76-vjeçari ka pësuar tromboemboli pulmorare, ndërsa 54-vjeçari vuante nga sëmundjet renale.

“Gjatë 24 orëve të fundit, për fat të keq dy qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen, pavarësisht asistencës së madhe të mjekëve dhe trajtimit mjekësor.
Dy humbjet e jetës kanë qenë të papritura. Një 76 vjeçar nga Tirana, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, pasi ishte përmirësuar pas 15 ditësh trajtim, ka pësuar tromboemboli pulmorare. Dhe një 54 vjeçar në gjendje të rëndë, me insuficencë renale, ka ndërruar jetë në urgjencën e spitalit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.”, njofton ministria.

 

Rritet sërish numri i të infektuar me COVID-19. Pak më parë MSH njoftoi se gjatë orëve të fundit janë konfirmuar 77 raste të reja me COVID-19. Harta me të prekur është zgjeruar në 16 qytete.  Ndërkohë mjekim në spital po marrin 87 pacientë, nga të cilët 15 janë në terapi intesive dhe 2 të intubuar.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll