Aktualitet

Shqipëria mes vendeve që do të lejohen të futen në BE pas datës 1 korrik, sot jepet vendimi final i draft-listës për sht

26 Qershor 2020, 08:00 Nga DOSJA

BRUKSEL– Ditën e djeshme në një mbledhje të zhvilluarnë Bruksel zyrtarët e Bashkimit Europian diskutuan se cilat vende do të lëvizin lirshëm pas datës 1 korrik duke qenë se në këtë kjo datë është vendosur për rihapjen e kufijve të jashtëm. Mësohet se vendet janë të ndara në dy lista në ato vende që do të jenë të lirë të udhëtojnë dhe në ato që nuk do të lejohen.

Po ashtu, ata kanë diskutuar se cilat vende duhet të lihen jashtë duke marrë parasysh situatën koronavirusit. Sipas mediave të huaja është bërë me dije se SHBA, Rusia dhe Brazili nuk do të lejohen të udhëtojnë në BE. Ndërkohë diplomatët janë shprehur se ende nuk është e sigurtë 100% nëse kufijtë do të happen më 1 korrik.

Sipas mediave të huaja në këtë mbledhje është diskutuar edhe për vendet më të goditura siç është SHBA, Rusia dhe Brazili, ku mendohet se nuk do të lejohen të udhëtojnë në shtetet e BE-së.

Megjithatë në bazë të deklaratave  të diplomatëve ende nuk është e sigurtë 100% nëse kufijtë do të hapen më 1 korrik, pasi marrëveshja mund të mos arrihet në kohë.  Për shkak se në mbledhjen e djeshme zyrtarët nuk mundën të arrinin një marrëveshje dhe se bisedimet do të vijojnë ditën e sotme.

Vatikan

Monaco

Mali i Zi

Andorra

Serbia

Bosnja dhe Hercegovina

Ukrainë

Shqipëri

Turqi

Kosovë

Republika Popullore Demokratike e Koresë

Turkmenistan

Vietnam

Kinë

Tajlandë

Myanmar

Mongoli

Japoni

Korea e Jugut

Gjeorgji

Butan

Liban

Indonezi

Uzbekistan

Indi

Taxhikistan

Kazahstan

Palau

Zelanda e Re

Australi

Dominica

Bahamas

Shën Lucia

Uruguay

Xhamaika

Kubë

Guyana

Paraguaj

Venezuela

Nikaragua

Kosta Rika

Kanadë

Angolë

Tunizi

Namibia

Uganda

Mozambik

Mauritius

Zambia

Ruanda

Etiopi

Marok

Algjeri

Egjipt

Dy javë më parë kur u dhanë udhëzimet e BE zyrtarët thanë se lista do të marrë në konsideratë shkallën e infeksionit në vendet e prekura nga virusi. Kriteret bazohen në të dhënat epidemiologjike dhe në kohën kur na është thënë që 47 vende ishin në listën e vendeve të pranueshme dhe 54 shtete në listën e vendeve që nuk do të lejohen të udhëtojnë.  Nga burimet në Bruksel deri ditën e djeshme ishin 54 shtete në listën e pranueshme të draftit, dhe është e qartë se këto numra mund të vazhdojnë të luhaten.

Në cilën listë është Britania e Madhe?

Në asnjërën, pasi sipas Komisionit Evropian, shtetasit në Mbretërinë e Bashkuar duhet të trajtohen në të njëjtën mënyrë si qytetarët e BE-së deri në fund të periudhës së tranzicionit të Brexit (31.12.2020).

Burimi: Euronews

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet rihapja e kufijve te be rihapja e kufijve te be

Sondazh

Poll