Aktualitet

Rritet numri i të infektuarve me COVID-19/ Preket nga virusi punonjësi i drejtorisë së Shëndetit Publik në Durrës

26 Qershor 2020, 07:40 Nga DOSJA
Rritet numri i të infektuarve me COVID-19/ Preket nga virusi punonjësi

SHQIPËRI- Rritet sërish numri i të infektuarve me COVID-19. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se gjatë orëve të fundit ka rezultuar pozitiv një punonjës i Drejtorisë së Shëndetit Publik në Durrës. Menjëherë është bërë dezinfektimi i godinës. Ndërkohë, pritet të shpallet karantina për personelin e Shëndetit Publik, të cilëve u janë marrë edhe tamponët.

Ndërkohë është prekur nga COVID-19 edhe një qytetar në Korçë. Kështu numri i të infektuarve në Durrës ka shkuar në 177 dhe në Korçë 21.

 

Ditën e djeshme Ministria e Shëndetësisë deklaroi se janë konfirmuar 78 raste të reja me koronavirus. Harta u zgjerua në 17 qytete të vendit. Numrin më të lartë të të infektuarve e mban Shkodra, ndërsa më pas renditet Kruja dhe Tirana. Deri më tani 76 pacientë janë shtruar tek Infektivi, ndërsa 2 janë intubuar. Numri total i viktimave është 49 persona.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll