Aktualitet

Shembja e banesave/ Banorët e Vorës sërish në protestë: Kërkojmë rishikim plani, banorëve t’u jepen kontratat

26 Qershor 2020, 06:54 Nga DOSJA
Shembja e banesave/ Banorët e Vorës sërish në protestë:

VORË- Banorët e Vorës u ngritën sërish ditën e sotme në protestë para Bashkisë së Vorës, për shkak të planit të rindërtimit. Ata u mblodhën përpara derës së institucionit dhe për të mos lejuar futjen e kryetarit të Bashkisë, Hekuran Brahimaj, në zyrën e tij.

Njëri prej protestuesve kërkoi rishikimin e planit dhe përshtatjen në mënyrë që të mos shemben objektet e padëmtuara. Më tej ai shtoi se banorëve nuk është dhënë një kopje e dokumentit të firmosur për shembjen.

Ne kërkojmë të rishikohen plani. Të përshtatet në mëyrë që të mos shemben objektet e padëmtuara. Nuk janë bërë dëgjesat publike, nuk janë mbledhur forume. Nuk jemi kundër shembjes së pallateve të dëmtuar, por banorët të njoftohen dhe t’u jepen kontratat, se çfarë do të marrin nga rindërtimi. Nuk japim asnjë kopje të asaj që banori ka firmosur për shembjen e pallatit. Kto po abuzojnë me këtë pjesë, një pjesë tjetër e kanë firmosur“, u shpreh ai.

Gjithashtu protestuesi ka folur edhe në lidhje me dëgjesin publike të dy ditëve më parë me bashkinë e cila dështoi, duke thënë se një gjë e tillë ndodhi pasi autoritetet nuk prauan që të filmohej.

“Asgjë ne na u dha një komunikim për tu mbledhur pardje. Një dëgjesë publike e ka efektin para planit. Vajta te dëgjesa publike nuk na njoftuan. Nuk u mbajt protokoll. Institucioni kishte një fotograf dhe neve nuk na u lejua. Ishte fiktive, që u bë dëgjesa. Pas kërkesës për ta filmuar u irritua situata. Kryetari i bashkisë tha që sdo bëhet dëgjesa, për shkak të filmimeve. Për këtë arsye do të dalim derisa të plotësohen pikat që kërkojmë”, vijoi më tej qytetari.

Një ditë më parë banorët zhvulluan një tjetër protestë,  kundër planit të rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit. Ata kundërshtuan planin që u është prezantuar dhe thanë se nuk e  firmosin pa pasur një kontratë. Gjithashtu ata theksuan se nuk është nevoja të shemben të gjitha godinat, për të realizuar projektin.

Ndërkohë, dy ditë më parë dëgjesa publike e thirrur nga Bashkia Vorë përfundoi me sherr verbal mes autoriteteve dhe banorëve. Pasi miratoi planin pa aprovimin e tyre, Bashkia i thirri banorët të merrnin pjesë në dëgjesën publike, ku do t’ju prezantohej edhe plani i rindërtimit të lagjes. Në këtë projekt parashikohet shembja e 3 pallateve, 60 shtëpive private dhe shumë bizneseve. Banorët akuzojnë bashkinë se ka interesa tek privati prandaj kërkon të shembë banesat e tyre.

J.V./G.SH.//Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet rindertimi ne vore rindertimi ne vore

Sondazh

Poll