Aktualitet

Përfshihen nga flakët zyrat e Arkivit Shtetëror në Kukës, Bido: Janë djegur vetëm veprat e mykura të Enver Hoxhës

26 Qershor 2020, 06:17 Nga DOSJA
Përfshihen nga flakët zyrat e Arkivit Shtetëror në

Kukës- Rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme janë përfshirë nga flakët zyrat e Arkivit Shtetëror në qytetin e Kukësit. Mësohet se këto zyra ndodhen në katin e katërt të godinës së Gjykatës së Kukësit dhe janë djegur shumë dokumente që ndodheshin në to.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe drejtori i Arkivit Qendror të Shtetit, Ardit Bido. Ky i fundit tha se nuk janë djegur dokumente me rëndësi, por vepra të mykura të ish- diktatorit Enver Hoxha apo dokumente të tjera të vjetëra. Sipas tij dokumentet e arktivit tashmë ndodhen në një godinë të re, të ndërtuan enkas.

“Asnjë zjarr në arkiva nuk ka rënë. Kur na çmendën pse i mblodhëm arkivat në godina arkivore e u thoshim “zjarri” nuk na besonin  Sqarim: Zjarri i rënë në Kukës është në godinën e ISH Arkivit Shtetëror Vendor. ASHV Kukës gjendet i plotë e i paprekur në godinën e ndërtuar enkas për arkiv në qytetin e Rrëshenit. Para dy vitesh kur u ndërmor kjo reformë, ishim të qartë se asnjë dokument arkivor nuk mund të lihej në godina që nuk kishin kushtet e ruajtjes. Ndaj, duam të sqarojmë se lajmi i rënies së zjarrit në ish godinën e Kukësit nuk cenon asnjë dokument, që prej vitesh ruhet sipas standardeve arkivore, siç i ka hije arkivave shqiptare! Ai lajm fakton se lëvizja e paprecedentë e grumbullimit të arkivave vendore në godina mirfilltazi arkivore ishte e domosdoshme e fatmirësisht u krye në kohën e duhur. Në godinën në Kukës kishin mbetur vetëm materiale për jashtë përdorimit, si disa vëllime të mykura të veprave të Enver Hoxhës apo dokumentacion i mykur masiv kontabël; që prisnin procedurën e asgjesimit. Ndërkaq, mbi shkaqet fizike të rënies së zjarrit do të lajmëroheni në vijim”, sqaron Bido.

Ende nuk dihet shkaqet e këtij zjarri por nuk përjashtohet mundësia e një zjarrvënie të qëllimshme. Forcat zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendngjarje. Ndërkohë Policia ka nisur hetimet.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet zjarr në zyrtat e arkivit shtetëror zjarr në zyrtat e arkivit shtetëror

Sondazh

Poll