Aktualitet

IKMT-ja shemb shtëpinë e Nexhmije Hoxhës, punëtorët nxjerrin me thasë orenditë. Gruaja e ish-diktatorit u strehua tek ‘

26 Qershor 2020, 08:06 Nga DOSJA
IKMT-ja shemb shtëpinë e Nexhmije Hoxhës, punëtorët

TIRANË- Shtëpia e Nexhmije Hoxhës më në fund do të prishet! Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zhvilluar paraditen e sotme një aksion për shembjen e godinave në ish-sheshin “Shqiponja”, ku në “listë” është edhe shtëpia ku jetoi derisa vdiq bashkëshortja e ish-diktatorit Enver Hoxha, Nexhmija.

IKMT ka publikuar pamjet e shembjes së disa prej godinave me eskavator, ndërkohë që ende nuk kanë dalë momentet kur shtëpia e Nexhmije Hoxhës u rrafshua në tokë për t’i hapur rrugë projetit të Unazës së Re. Ndërkohë që LSA ka publikuar disa foto të momenteve kur një grup punëtorësh hynin e dilnin nga shtëpia e Hoxhës, duke nxjerrë jashtë të gjithë orenditë e mbetura brenda. Ndërsa në oborr “pushonte” eskavatori, i cili priste përfundimin e procesit të zhvendosjes së sendeve.

Ndërtesa në zonën e njohur si “Pularia”, ishte jo vetëm streha e fundit e gruas së ish-diktatorit, por edhe pengesa e fundit e projektit të Unazës së Re. Burime për Dosja.al thonë se ka përfunduar dje shpronësimi i shtëpisë ku Nexhmije Hoxha jetoi deri në vdekje.

Më 21 qershor, Dosja.al raportoi se u ndërprenë punimet në “Sheshin Shqiponja” për shkak të shtëpisë së Nexhmije Hoxhës pasi ende nuk ishte bërë shpronësimi i godinës dy katëshe. Gruaja e Enver Hoxhës jetoi në katin e dytë të kësaj godine që prej vitit 1994 e deri në momentin kur u nda nga kjo jetë në moshën 99-vjeçare, më 26 shkurt të këtij viti.

(k.m/J.V/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet banesa e nexhmije hoxhes nexhmije hoxha banesa e nexhmije hoxhes nexhmije hoxha

Sondazh

Poll