Aktualitet

Ngërçi me diplomat te Ekonomiku, Ministria e Arsimit: Të lëshohen menjëherë

26 Qershor 2020, 08:20 Nga DOSJA
Ngërçi me diplomat te Ekonomiku, Ministria e Arsimit: Të

TIRANË- Ministria e Arsimit ka reaguar në lidhje me problemin e studentëve të Fakultetit Ekonomik, të cilët kanë 1 vit pa diploma, si pasojë përplasjeve mes dekanit të këtij institucioni, Dhori Kule dhe rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni.  MASR ka kërkuar nga Universiteti i Tiranës që të lëshojë menjëherë diplomat e studentëve. Sipas tyre matrikullimi nga Qendra e Shërbimeve Arsimore ka qenë konform ligjeve në fuqi dhe nuk ka arsye për vonesa.

“Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR), pasi u njoh me problematikën e mos-lëshimit të diplomave të studentëve të Fakultetit të Ekonomisë (UT), përmes një shkrese të ministres ka kërkuar që UT të lëshojë menjëherë diplomat e studentëve. Studentët kanë shlyer të gjitha detyrimet dhe matrikullimi i tyre nga QSHA ka qenë konform ligjeve dhe akteve në fuqi, kështu që nuk ka asnjë arsye për vonesat e shkaktuara nga UT. MASR nënvizon se e drejta e studentëve prevalon mbi çdo mosmarrëveshje të brendshme të UT që ka shkaktuar këtë vonesë të papranueshme në diplomimin e studentëve. Gjithashtu, bëhet me dije se nga ana e Rektorit të Universitetit të Tiranës janë nënshkruar disa nga diplomat, që numrat e matrikullimit të studentëve janë lëshuar me të njëjtën procedurë sikurse ajo e kundërshtuar nga Rektori i UT, i cili është një veprim selektiv dhe në kundërshtim me kuadrin ligjor në fuqi. Përfundimisht, MASR kërkon pajisjen e studentëve që kanë shlyer të gjitha detyrimet akademike me diplomat përkatëse, menjëherë”, njofton Ministria.

Studentët e masterit në Fakultuetin Ekonomik, për periudhën 2017-2019, kanë paguar tarifën e plotë të studimit dhe kartonin e diplomës, por nuk kanë marrë në dorë dokumentin. Shkak është bërë një konflikt mes dekanit të Fakultetit Ekonomik, Dhori Kule dhe rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni. Kule i ka dërguar listat e studentëve tek Qendra e Shërbimeve Arsimore dhe jo tek rektorati dhe për këtë arsye Koni nuk ka fimosur. Si pasojë e këtij konflikti mbetën pa diploma 315 studentë. Ata i lanë afat 10 ditë rektoratit që të firmosë diplomat, pasi në të kundërt do ta çojnë çështjen në gjykatë.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet diplomat e studenteve te ekonomikut ministria e arsimit diplomat e studenteve te ekonomikut ministria e arsimit

Sondazh

Poll