Aktualitet

Gërryerja e shtrateve të lumenjeve dhe prishja e qetësisë publike, procedohen 5 persona

26 Qershor 2020, 08:00 Nga DOSJA
Gërryerja e shtrateve të lumenjeve dhe prishja e qetësisë

DURRËS -Dy persona janë proceduar në Krujë, për gërryerje të shtrateve të lumenjve pa leje. L.S. 50 vjeç, është kapur në flagrancë duke marrë inerte nga lumin Zezë në Nikël me eskavator. Ndërsa P.Rr 65 vjeç, u kap duke punuar me eskavator në shtratin e lumit Droje, Picrrakë. Njëkohësisht janë proceduar edhe tre persona në Durrës, për ndotje akustike dhe punime në pronë publike. Materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Durrës Plan masash për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, ndotjes akustike dhe krimeve ndaj pronës. Kontrolle masive në kuadër të planit të masave për evidentimin e rasteve të ndotjes së mjedisit nga subjektet e ndryshme, ndotjes akustike, ndërtimeve pa leje, shfrytëzimit të pyjeve dhe lumenjve. Si rezultat i kontrolleve janë proceduar penalisht 5 shtetas, 2 për shkatërrim prone, 1 për shpërdorim toke dhe 2 për ndotje akustike e prishje të qetësisë publike. Në zbatim të planit të masave për kontrollet e subjekteve që operojnë në territorin e qarkut të Durrësit në mënyrë të jashtëligjshme, si dhe për kontrollin e mjeteve që kryejnë transporte me ngarkesa të ndryshme pa dokumentacionin përkatës, është ngritur grupi i Task Forcës, i përbërë nga strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Durrës, strukturat e Komisariatit të Durrësit dhe Krujës, strukturat e Policisë Rrugore dhe IKMT Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit L. S., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në lumin Zezë, Nikël, është gjetur duke marrë inerte, me mjetin tip eskavator në pronësi të tij, i pa licencuar në QKB-ja P. Rr., 65 vjeç, banues në Tiranë, pasi u konstatua duke punuar me mjetin e tij eskavator në shtratin e lumit Droje, Picrrakë, Krujë E. Sh., 52 vjeç, banues në Shijak, pasi u konstatua në Shkallnur, duke bërë punime, tarraca me dhe, në pronë publike Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u proceduan penalisht shtetasit E. D., 32 vjeç dhe H. L., 24 vjeç, banues në Durrës, administratorë të dy lokaleve në lagjet nr. 1 dhe nr. 5, Durrës, pasi kanë vendosur muzikë të lartë, duke shkaktuar prishje të qetësinë publike Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, në ngarkim të shtetasit L. S., për veprat penale “Shkatërrim prone me mjete të tjera”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagim taksash”, në ngarkim të shtetasit P. Rr., për veprën penale “Shkatërrim prone me mjete të tjera”, në ngarkim të shtetasit E. Sh., për veprën penale “Shpërdorim toke” dhe në ngarkim të shtetasve E. D., dhe H. L., për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gerryerja e shtrateve te lumenjve ndotje akustike gerryerja e shtrateve te lumenjve ndotje akustike

Sondazh

Poll