Aktualitet

Nuk iu bind urdhrit për ndalim, arrestohet 35-vjeçari në Pogradec, brenda furgonit gjenden 11 emigrantë të jashtëligjshëm

26 Qershor 2020, 07:01 Nga DOSJA
Nuk iu bind urdhrit për ndalim, arrestohet 35-vjeçari në

POGRADEC- Policia në Pogradec ka arrestuar një 35-vjeçarin me iniciale I.B, i cili me furgonin e tij po transportonte 11 emigrantë të jashtëligjshëm. Uniformat blu bëjnë me dije se i riu nuk iu bind urdhrit për ndalim dhe tentoi të largohet. Por, ai u arrestua pak minuta më vonë në vendin e quajtur Gur i Kuq. 35-vjeçari iu kishte premtuar emigrantëve kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt një fitimi.

Njoftimi i Policisë:

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë dhe të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, në kuadër dhe në zbatim të Planit të Masave për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, finalizuan me sukses operacionin “Destinacioni”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit I. B., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, se ky shtetas transportonte me mjetin e tij furgon, disa shtetas nga vendet e treta, të cilët kishin hyrë ilegalisht në vendin tonë, kanë organizuar punën, duke bërë lokalizimin dhe më pas kapjen e prangosjen e këtij shtetasi.

Kapja e tij u bë pranë vendit të quajtur “Enkelana” dhe në momentin që ka ndërhyrë Policia ai ka tentuar të largohet, mos iu bindur urdhrit të punonjësve për të ndaluar, por pas ndjekjes së Policisë është kapur në vendin e quajtur “Gur i Kuq”.

Në mjetin furgon që po drejtonte ky shtetas u konstatuan 11 emigrantë të paligjshëm, të cilëve, nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi I. B. iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt përfitimit. Po punohet për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 35-vjeçari në pogradec kapen 11 klandestinë arrestohet 35-vjeçari në pogradec kapen 11 klandestinë

Sondazh

Poll