Aktualitet

Kundër aksionit të IKMT, bizneset e Zvërnecit protestë përpara Bashkisë së Vlorës: Do nxjerr fëmijët aty para t’i sh

26 Qershor 2020, 07:02 Nga DOSJA
Kundër aksionit të IKMT, bizneset e Zvërnecit protestë

VLORË – Ditën e sotme 50 pronarë biznesesh në zonën e Zvërnecit janë ngritur në protestë përpara Bashkisë së Vlorës. Ata kundërshtojtë aksionin e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, për prishjen e objekteve në bregdet.

Pronarët e bizneseve ankohen se nuk janë lajmëruar më parë për aksionin. Ata shprehen, se nuk kanë marrë asnjë letër zyrtare për shembjen e objekteve.

Asnjë lloj shkrese, thjeshtë verbalisht, kërkojmë të qëndrojmë deri në fund të sezonit, për investimet që kemi bërë“, u shpreh njëri prej protestuesve.

Ndërkohë një tjetër protestues është shprehur se me biznesin mban me bukë fëmijët dhe nuk largohet edhe sikurt fadroma ti shtypë brenda.

Nuk e dimë arsyen, nuk e dimë sështë në dorën tonë. Atë do ta vendosim të gjithë bashkë. Fëmijët e mi hanë bukë. Le të na shtypin do nxjerr fëmijët aty para ti shtypin“, tha ai.

Ndërsa një qytetar tjetër ka thënë se nuk kanë asnjë njoftim zyrtar nga autoritetet, por IKMT ka ardhur vetëm në rrugë verbale.

“Shumë lokale me punën e tyre me djersën e tyre. E kanë kthyer zonën nga mocal në një ambjent shumë të mirë për pushuesit. Nuk ka asnjë njoftim zyrtar të shkrojtur zyrtarisht, por kanë ardhur në rrugë verbale.  Na kanë thënë nga e hëna duhet të largoheni në të kundërt shteti do t’ju gjobisë dhe do t’i shembë”, u shpreh banori.

Më herë ndërkohë janë regjistruar incidente edhe në qytet të tjera, gjatë aksioneve të IKMT. Vetëm pak javë më parë policia e shtetit largoi forcërisht pronarët e bizneseve në zonën e Velipojës, pasi kundërshtuan aksionin, ndërsa u përdor edhe gaz lotsjellës. Ata pretendonin se nuk ishin lajmëruar për aksionin, ndërsa prishja ishte bërë në mënyrë selektive. Ndërkohë kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, ka ngritur një padi ndaj Policisë së Shkodrës dhe IKMT për shpërdorim detyre.

Edhe në bregdetin e Tales është regjistruar e njëjta panoramë, ku banorët kanë kundërshtuar aksionin me pretendimin se nuk janë njoftuar. Për këtë çështje pati edhe një përplasje mes ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreu gjatë mbledhjes së Task-Forcës për turizmin. Ndreu i tha Lleshajt, se prishja duhet të bëhet me njoftim, pasi rrënojat e lëna pas ndikojnë në turizmin e zonës.

(g.sh./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksioni i ikmt ne bregdet aksioni i ikmt ne vlore bizneset e zvernecit proteste para bashkise se vlores aksioni i ikmt ne bregdet aksioni i ikmt ne vlore bizneset e zvernecit proteste para bashkise se vlores

Sondazh

Poll