Aktualitet

Fushë-Krujë/ Digjet gjatë natës makina e kryeplakut të fshatit Fushë-Derven, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

26 Qershor 2020, 05:45 Nga DOSJA
Fushë-Krujë/ Digjet gjatë natës makina e kryeplakut të

FUSHË-KRUJË: Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm është shkrumbuar nga flakët makina e P. Gj, kryeplakut të fshatit Fushë-Derven në Fushë-Krujë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se mjeti tip ‘Mercedez Benz’ me targë AA 331 EH ndodhej i parkuar në oborrin e shtëpisë teksa u përfshi nga flakë. Zjarri u konstatua nga komshinjtë, të cilët këputën drynin e derës për t’u futur në oborr. Menjëherë mbërritën në vendngjarje forcat zjarrfikëse për shuarjen e flakëve.  Kryeplaku me familjen e tij nuk ndodheshin në shtëpi.

Ende nuk dihen shkaqet e djegies së mjetit. Ndërkohë kryeplaku i fshatit ka deklaruar se nuk ka probleme me asnjë person. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe dyshohet se është zjarrvënie e qëllimshme.

Njoftimi Policisë:

Më datë 26.06.2020, rreth orës 01:50, në fshatin Derven, Krujë, është djegur mjeti tip “Benz” në pronësi të shtetasit P.Gj., të cilën e kishte parkuar në afërsi të banesës së tij. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet digjet makina e kryeplakur në fushë krujë digjet makina e kryeplakur në fushë krujë

Sondazh

Poll