Aktualitet

“Air Albania” pret 40 bileta më shumë se kapaciteti i avionit, emigrantët shqiptarë të bllokuar në aeroportin e Bolonj

26 Qershor 2020, 05:41 Nga DOSJA
“Air Albania” pret 40 bileta më shumë se kapaciteti i

ITALI-Dhjetëra emigrantë shqiptarë janë bllokuar në aeroportin e Bolonjës. Mësohet se emigrantët shqiptarë kanë prerë biletat me “Air Albania” për të ardhur në Shqipëri, por në momentin që kanë shkuar në aeroport nuk janë lejuar të fluturojnë. Kjo për shkak se kompania shqiptare ka prerë 40 bileta më shumë se kapaciteti i avionit.

Edhe pse ka disa orë që shqiptarë protestojnë në aeroportin e Bolonjës, asnjë nga autoritetet shqiptare nuk ka reaguar për fluturimin e tyre drejt Rinasit. Ndërkohë udhëtarët kërkojnë me ngulm fluturimin drejt vendit të tyre, Shqipërisë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqiptarët e bllokuar në bolonjë shqiptarët e bllokuar në bolonjë

Sondazh

Poll