Politike

Aktakuza ndaj Thaçit, Rama i indinjuar: Lexova emrat e kriminelëve të supozuar, do jem gjithmonë në krah të atyre që mbyl

24 Qershor 2020, 17:31 Nga DOSJA
Aktakuza ndaj Thaçit, Rama i indinjuar: Lexova emrat e kriminelëve

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar i indinjuar pas aktakuzës së bërë ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe ish-luftëtarëve të tjerë të UÇK-së.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Rama thotë se do të jetë gjithmonë në krah të atyre që luftuan me armë për ta çprangosur Kosovën e burgosur në ferrin e Sllobodan Milosheviçit, duke mbyllur me gjak, nder e lavdi një histori padrejtësie historike në zemër të Europës.

Ndër të tjera, Rama premton nesër një mesazh të madh për të gjithë shqiptarët.

“Qëkur e kam marrë lajmin e listës së Tribunalit Special dhe kam lexuar emrat e kriminelëve të supozuar të Luftës Çlirimtare të Kosovës, përpiqem po nuk arrij të formuloj fjalitë e duhura për të shprehur indinjatën time! Do të shprehem publikisht nesër me një mesazh për të gjithë shqiptarët, por jam e do të jem deri në fund, në krah të të gjithë atyre që luftuan me armë për ta çprangosur Kosovën e burgosur në ferrin e Sllobodan Milosheviçit, duke mbyllur me gjak, nder e lavdi një histori padrejtësie historike në zemër të Europës! RROFTË KOSOVA dhe sot më shumë se kurrë NDERIM UDHËHEQËSVE TË LUFTËS ÇLIRIMTARE,”– shkruan Rama. 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kreu i PDK, Kadri Veseli dhe disa ish-luftëtarë të UÇK-së do të përballen me akuzat e Prokurorisë Speciale. Thaçi, Veseli dhe luftarët e tjerë dakuzon për më shumë se 100 vrasje të paligjshme gjatë luftës në Kosovë. Publikimi i akuzave është bërë në një kohë kur Kosova dhe Serbia po përgatiten për dialogun në Shtëpinë e Bardhë dhe ka sjellë anulimin e vizitës të Thaçit për në SHBA. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama hashim thaçi nën akuze edi rama hashim thaçi nën akuze

Sondazh

Poll