Politike

Akuzat kundër Thaçit e Veselit, Meta: Besoj në pafajësinë e tyre, lufta e UÇK u imponua nga genocidi serb

24 Qershor 2020, 16:19 Nga DOSJA
Akuzat kundër Thaçit e Veselit, Meta: Besoj në

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas publikimit të akuzave nga Prokuroria Speciale për Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe disa ish-luftarë të UÇK-së.

Në një reagim në mediat sociale, Meta shkruan se lufta e UÇK-së u imponua nga shqypja dhe gjenocidi i regjimit kriminal  të Millosheviçit. Më tej ai shkruan se beson në pafajësinë e Predientit të Kosovës dhe të akuzuarve të tjerë nga Prokuroria Speciale. 

Lufta e UÇK-së, që iu imponua popullit të Kosovës nga shtypja dhe gjenocidi i regjimit kriminal të Millosheviçit, rezultoi se ishte e drejtë dhe vendimtare, jo vetëm për lirinë dhe themelimin e Republikës së Kosovës në kufijtë e njohur ndërkombëtarisht, por edhe për paqen, stabilitetin dhe ardhmërinë e saj europiane dhe të rajonit tonë.

Ne besojmë në pafajësinë e Presidentit Hashim Thaçi, ish-Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tyre. Edhe më parë janë ngritur akuza ndaj ish-drejtuesve të UÇK, por pafajësia e tyre dhe drejtësia e luftës është konfirmuar.
Ne besojmë se kjo do të ndodhë përsëri. ??❤️??”, shkruan Meta.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kreu i PDK, Kadri Veseli dhe disa ish-luftëtarë të UÇK-së do të përballen me akuzat e Prokurorisë Speciale. Thaçi, Veseli dhe luftarët e tjerë dakuzon për më shumë se 100 vrasje të paligjshme gjatë luftës në Kosovë. Publikimi i akuzave është bërë në një kohë kur Kosova dhe Serbia po përgatiten për dialogun në Shtëpinë e Bardhë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gjykata speciale hashim thaçi nën akuze ilir meta krimet e luftes ne kosove gjykata speciale hashim thaçi nën akuze ilir meta krimet e luftes ne kosove

Sondazh

Poll