Politike

EMËRIME TË REJA/ Aspasjana Kongo zv.ministrja e re e Arsimit, pas kreut të ERU, Ndriçim Shani merr postin e radhës

24 Qershor 2020, 14:56 Nga DOSJA
EMËRIME TË REJA/ Aspasjana Kongo zv.ministrja e re e Arsimit, pas

TIRANË– Emërime të reja në kabinetit e qeverisë Edi Rama. Drejtorja e Rinisë në bashkinë e Tiranës, Aspasjana Kongo është emëruar zëvendësministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Kongo do të zërë vendin e Lorena Haxhiut, e cila dha dorëheqjen pasi ajo dhe familja e saj u futën në listën e zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe nuk do të lejohen të shkelin në SHBA. 

Shkak për dorëheqjen e Haxhiut u bë përfshirja e babait të saj, Eduart Haxhiu, i cili akuzohet si anëtar i grupit që merrej me falsifikimin e vizave për klandestinët drejt SHBA-ve, Kanadasë dhe Anglisë.

Ndërsa Ndriçim Shani, i cili më parë ka mbajtur postin e kreut të Entit Rregullator të Ujit, është emëruar në detyrën e kryetarit të Komisionit Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe të Largimit e të Përpunimit të Ujërave të Ndotura.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike aspasjana kongo ndriçim shani aspasjana kongo ndriçim shani

Sondazh

Poll