Politike

Ambasadorja shqiptare ‘harron’ rregullat diplomatike/ I uron suksese kongresmenit Engel në zgjedhjet elektorale në

24 Qershor 2020, 14:44 Nga DOSJA
Ambasadorja shqiptare ‘harron’ rregullat diplomatike/ I uron suksese

SHBA– Ambasadorja shqiptare në SHBA, Floreta Faber ka mbështetur në fushatë kongresmenin amerikan, Eliot Engel. Edhe pse një diplomat e ka të ndaluar që të shprehë pëlqime publike apo të mbajë anën e ndonjë kandidati, mesa duket Faber nuk është ndalur.

Përmes një postim në “Tëitter”, i ka uruar suksese kongresmenit Eliot Engel duke përmendur edhe afërsinë që Engel ka pasur me Shqipërinë dhe Kosovën.

“I uroj më të mirën dhe shumë suksese Eliot Engel, gjatë këtij raundi zgjedhjesh për Kongresin e Shteteve të Bashkuara. Njerëzit e Shqipërisë janë bekuar që kanë pasur një kampion dhe një zë të fortë në Kongresin Amerikan për 30 vjet gjatë kohërave më sfiduese. Fat të mbarë kongresmen!”- shkruan ambasadorja shqiptare.

Thyerja e protokollit nga ana e saj është vënë re edhe nga ndjekësit, të cilët kanë nxituar që t’i rikujtojnë që sipas protokollit ndalohet rreptësisht përfshirja e ambasadorëve në fushata elektorale të vendeve pritës.

“Zonja Faber, është krejtësisht joprofesionale që një diplomat të përzihet në zgjedhjet e një vendi pritës dhe aleat. Nuk e ndihmon Shqipërinë me një diskurs të tillë,”-shkruan njëri.

Ndërsa dikush tjetër ka etiketuar presidentin amerikan Donald Trump duke e pyetur nëse kjo është sjellja normale për një diplomate.

Kongresmeni Engel është i njohur për mbështetjen që u ka dhënë shqiptarëve në Amerikë. Ai njihet si një mik i Shqipërisë, pasi prej kohësh adreson problematikat e rajonit.

Nuk dihet nëse postimi i Faber ka pasur ndonjë qëllim, por me siguri ka qënë një mbështetje e “çiltër” ndaj amerikanit që ka dhënë shumë për Shqipërinë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike eliot engel floreta faber eliot engel floreta faber

Sondazh

Poll