Politike

‘Ju lutem merreni flamurin…’/ Doli të flasë për dy opinionet e Komisionit të Venecias, Ballën se lë të flasë era:

20 Qershor 2020, 10:16 Nga DOSJA
‘Ju lutem merreni flamurin…’/ Doli të flasë

TIRANË– Pas publikimit të dy opinioneve të Komisionit të Venecias, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka dalë në një konferencë për shtyp nga Kuvendi. Por era është kthyer në një problem për socialistin, duke i rrëzuar flamurin kombëtar, i cili është vendosur pas tij.

Pasi i është ndërprerë fjala dy herë prej rrëzimit të flamurit, Balla ka kërkuar ndihmë që ta largojnë simbolin kombëtar.

“Më lejoni të bëj dy vlerësime për këto dy opinione të Komisionit të Venecias. Vetëm flamurin kombëtar mos ta hedhi era pa të tjerat…. Opinionet dëshmojnë bashkëpunimin e gjatë me Komisionin e Venecias. Nuk është detyrë e Venecias të analizojë sjelljen e palëve por e autoriteteve shqiptare. Është detyra jonë që opinionet mos t’i lexojmë me disa fjali, iu lutem merreni flamurin. Venecia është trupë profesionistësh të spikatur,“-tha Balla.

Pas publikimit të dy opinioneve të Komisionit të Venecias, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka dalë në një konferencë për shtyp për të komentuar rekomandimet. Balla ‘kritikoi’ reagimin e presidentit Ilir Meta dhe opozitës, duke i kërkuar që të mos i interpretonin rekomandimet si tifozë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike balla per komisionin e venecias taulant balla balla per komisionin e venecias taulant balla

Sondazh

Poll