Politike

Rama ndaloi grumbullimet publike, mbrëmë koncert tek Amfiteatri, reagon PD: Kryeministri të shpjegojë pse ligji nuk ka fuqi

20 Qershor 2020, 08:26 Nga DOSJA
Rama ndaloi grumbullimet publike, mbrëmë koncert tek Amfiteatri,

TIRANË– Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka reaguar për lajmin e publikuar nga Dosja.al, në të cilin u publikuan pamje nga një koncert i zhvillluar te “Amfiteatrit” në zonën e Liqenit Artificial të Tiranës.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Vokshi shkruan se vetëm disa ditë më parë kryeministri Edi Rama kërcënoi me ndëshkime për ata që marrin pjesë në grumbullime por shton se ligji mesa duket nuk vepron për kryebashkiakun Erion Veliaj.

“Kryeministri gënjeshtar duhet t’u thotë shqiptarëve pse arreston dhe gjobit nxënësit, studentët, qytetarët, opozitën që kërkojnë të drejtat, duke mos i lejuar me pretekstin e virusit, ndërsa Erion Veliaj që abuzon me fëmijët, nuk ndëshkohet? Edi Rama duhet të shpjegojë pse ligji nuk ka fuqi mbi Erion Velinë ose të heshtë dhe të ndalë kërcënimet për kthimin e karantinës dhe vendosjen e gjobave për qytetarët!,”-shkruan ajo.

Postimi i plotë:

Pak ditë më parë, Edi Rama i kërcënoi qytetarët me kthimin e karantinës, me gjobitje e me mbyllje biznesi, nëse nuk zbatojnë masat antiCOVID. Por ligji nuk funksionon për Erion Velinë, duke e nxjerrë zbuluar policinë politike të Edi Ramës. Erion Veliaj ka shpërndarë me dhjetëra foto me grumbullime të mëdha fëmijësh. Aty ka vetëm propagandë, por nuk ka asnjë distancim social e fizik, nuk është zbatuar asnjë masë anti COVID për të cilat flet Edi Rama. Kryeministri gënjeshtar duhet t’u thotë shqiptarëve pse arreston dhe gjobit nxënësit, studentët, qytetarët, opozitën që kërkojnë të drejtat, duke mos i lejuar me pretekstin e virusit, ndërsa Erion Veliaj që abuzon me fëmijët, nuk ndëshkohet? Edi Rama duhet të shpjegojë pse ligji nuk ka fuqi mbi Erion Velinë ose të heshtë dhe të ndalë kërcënimet për kthimin e karantinës dhe vendosjen e gjobave për qytetarët!

Koncerti i zhvilluar mbrwmjen e djeshme ishte sponosrizuar nga amabasada holandeze në Tiranë, Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Arsimit.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albana vokshi koncerti te amfiteatri albana vokshi koncerti te amfiteatri

Sondazh

Poll