Politike

Shkon për aksionin e IKMT-së, Lleshaj ndalet tek kanabisi: Shumë figura krimi e kanë nisur nga aty. Pastaj kaluan në…

20 Qershor 2020, 09:09 Nga DOSJA
Shkon për aksionin e IKMT-së, Lleshaj ndalet tek kanabisi: Shumë

SARANDË– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka marrë pjesë në një takim me kryebashkiakët e jugut dhe disa deputetë të PS-së. Në fjalën e tij Lleshaj, foli për aksionin e IKMT-së për prishjen e objekteve pa leje duke paralajmëruar ndëshkime për ata që prekin bregdetin.

Por shumë shpejt e humbi fillin, dhe nisi të fliste sërish për luftën ndaj kanabisit duke treguar se ashtu e kanë nisur aktivitetin e tyre kriminal të gjithë emrat e njohur të botës së krimit në Shqipëri. 

“Më vjen mirë që iu shoh keni një lloj kompakësie që iu karakterizon. Po erdhe në Sarandë nuk quhet punë se përkthehet në kënaqësi. Dua të bëj një thirrje për të gjithë shqiptarët, konsiderojeni Sarandën si një adresë për pushime. Jemi në një fazë të hapjes dhe qytetarët mezi presin të dalëin dhe të shijojnë jetën dhe natyrën. Por bëj thirrje për kujdes të shtuar. Kush guxon do gjobitet me shuma të majme por edhe përgjegjësi penale. Nuk do të shkatërrojmë gjëra në proces legalizimi. Por asnjë gur nuk do të vendoset se është e papraniueshme. Policia do të ketë detyra të shtuara edhe nga siguria në plazhe. Grabitjet? Kur ndodhin në zonat minoriate na krijojnë tension të papranueshëm. Duhet të luftojmë kanabisin. Shumë figura krimi e kanë nisur nga kanabisi i kanë bërë të pasur dhe më pas kanë kaluar në kategori më të mëdha. Pas 30 qershor çdo territor që do të kapet me kanabis, Çdo punonjës policie do të japë llogari. I kanë dalë për zot kësaj punë,”-tha Lleshaj.

I pranishëm në takim ishte edhe deputeti Damian Gjiknuri, i cili kërkoi që IKMT të koordinohej me strukturat lokale për prishjen e objekteve pa leje duke shtuar se e gjithë zona e jugut është ndërtuar në mënyrë të tillë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike sander lleshaj sander lleshaj

Sondazh

Poll