Politike

Erion Braçe “tradhëton” Divjakën, thirrje qytetarëve të vizitojnë Beratin: Mos shkoni në Palasë! Iu kanë parë atje

20 Qershor 2020, 07:06 Nga DOSJA
Erion Braçe “tradhëton” Divjakën, thirrje

TIRANË– Zv.kryeministri Erion Braçe “tradhëton” qytetin e Divjakës. Ai ka u ka sugjeruar ndjekësve të tij që këtë fundjavë ta kalojnë në qytetin e Beratit, ndryshe nga çfarë u ka thënë deri më tani.

Me anë të një statusi në Instagram, Braçe shkruan se nuk ka më vlerë që të shkohet në Palasë apo në vende të tjera “luksoze”, duke dhënë opsione të tjera për turizëm në vendin tonë. Por mesa duket Braçe ka harruar që të përmendë flamingot e Divjakës dhe parkun e Karavastasë, që i promovon çdo javë.  

Fundjavë, ku? Unë them në Berat të shtunën! Ke qënë në Palasë sa ke dashur, të kanë parë atje e ke parë mooo sa nuk ke ç’tregon më e ç’sheh më; madje ke lënë fundjavë pas fundjave lekë pa hesap, se helbete luks! Ktheje rrugën dhe shko në Berat,”-shkruan ndër të tjera Braçe.

POSTIMI I PLOTË:

 

#FUNDJAVE, KU? UNE THEM NE #BERAT TE SHTUNE! Ke qene ne Palase sa ke dashur, te kane pare atje e ke pare mooo sa nuk ke c’tregon me e c’sheh me; Madje ke lene fundjave pas fundjave leke pa hesap, se helbete luks! Ktheje rrugen, #SHKONEBERAT, eshte edhe me afer, te kushton edhe me lire xhanem. Por merr edhe shume me teper; Mbush shpirtin, trupin me ajer, kenaq nevojen tende per te ditur per 2000 vite qyteterim, por edhe per te bukuren, natyrale e njerezore; Ke edhe me shume; Mos harro #Berati eshte mes dy malesh, #Tomorrit te madh e Shpiragut te famshem! Mos harro, eshte i vetmi qytet jo me periferi, por me nahije dhe nahija e tij eshte gjeja me e bukur qe kam pare ne kete vend, nga Qerreshniku, Rroshnik e Peshtan, ne anen tjeter Bilce, Drobonik, Mbreshtan, Sinje; Mos harro lumin, nga rrjedha e siperme ne Skrapar dhe aventuren ne te e permes tij! Shikoni; Eshte i vetmi qytet ne kete vend i bukur diten dhe i bukur naten! Te shohet dritaret nje mbi nje apo permes dritareve po te tilla, nuk e gjen kund, eshte e pazakonte! Por edhe te zgjohesh ne kembe te malit, me diellin ne sy eshte po aq e pazakonte! Te njohesh misteret e tij te 2000 viteve, ne kala, lagjen unike brenda saj, Mangalem, Gorrice, kishat e xhamite ngjitur, pikturat e ngjyrat perralle te Onufrit, pastaj dy malet, kodrat, qytetin, nahijen, frutat, mbi te gjitha veren e rakine, nuk mjafton e shtuna; Po ku i dihet mund te rrish edhe nje dite me shume, mund edhe te kthehesh; Ja ku eshte, 1 ore e pak larg! #SHKONEBERAT! A pooo, te lutem, mos harro, distancen fizike jashte e masken kur je brenda, duart sa me shpesh! Kalofshi mire mire!

A post shared by Erion Brace (@erionbrace) on

Socialisti Braçe ka promovuar parkun e Karavastasë dhe Divjakën si deputet i zonës së Lushnjes, ndërsa ai vetë me origjinë është nga qyteti i Beratit.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion brace erion brace

Sondazh

Poll