Politike

Projektligji për menaxhimin e bregdetit, Dule akuzon Ramën: Ka vullnet grabitës, fati i pronave është në duart e kryeminis

19 Qershor 2020, 20:29 Nga DOSJA
Projektligji për menaxhimin e bregdetit, Dule akuzon Ramën: Ka vullnet

TIRANË– Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, ka komentuar projektligjin për menaxhimin e integruar të bregdetit. Duke folur nga emisioni “Zonë e Lirë”, Dule akuzoi Ramën se po tenton të grabisë pronat në bregdet. Sipas tij, leja që duhet të jepej nga pushteti vendor, tashmë do të administrohet nga agjencia kombëtare e pronave të bregdetit.

Nëse agjencia shtetërore e kadastrës e konsideron të palgjishme, prona konsiderohet e tij. Leja që duhet normalisht duhet të jepej nga pushteti vendor, duhet të administrohet nga agjencia kombëtare e pronave të bregdetit. Fati i tyre është në dorën e kryeministrit Edi Rama. Janë vullnete grabitëse“, tha Dule.

Sipas projektligjit, organet e qeverisjes vendore “i përcjellin Agjencisë Kombëtare të Bregdetit çdo aplikim për pajisje me leje zhvillimore apo leje përdorimi që është dorëzuar pranë tyre, me qëllim marrjen e miratimit paraprak të Agjencisë, miratim i cili përbën kusht ligjor për dhënien e lejeve zhvillimore dhe të përdorimit nga ana e organeve të vetëqeverisjes vendore”.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike projektligji per menaxhimin e bregdetit vangjel dule projektligji per menaxhimin e bregdetit vangjel dule

Sondazh

Poll