Politike

Votimi FINAL i PE: Ja 15 kushtet që duhet të plotësohen përpara nisjes së negociatave me BE (VOTAT)

20 Qershor 2020, 06:26 Nga DOSJA

BRUKSEL– Parlamenti Evropian vendos 15 kushte për Shqipërinë, të domosdoshme për t’u përmbushur përpara konferencës së përbashkët me shtetet anëtare të BE-së për çeljen e negociatave.

Pasi amendamentet u miratuan në parim gjatë paradites së djeshme, në mbrëmje PE, shpalli rezultatet e votimit, ku bënte pjesë edhe ajo për “Ballkanin Perëndimor”. Nga 532 vota gjithsej, për amendamentet u dhanë 388 vota pro, 280 kundër dhe 63 abstenuan.

“Theksojmë që 15 kushtet e vendosura nga Këshilli Evropian, duhet të përmbushen nga Shqipëria përpara konferencës së parë ndërqeveritare me vendet anëtare,“-thuhet në amendament.

Ndërsa raporti ka udhëzime për përshpejtimin e procesit të zgjerimit, rritjen e fondeve, garantimin e perspektivës së BE-së, planin ekonomik dhe për investimet. Megjithatë, vlen për t’u përmendur raporti nuk ka fuqi vendimmarrëse dhe ka vetëm rol orientues.

Kushtet u vendosën nga Këshilli Europian me propozimin e Gjermanisë, Francës, Holandës, Danimarkës dhe Spanjës në mars të këtij viti dhe janë të bazuara kryesisht në ngritjen e organeve të reja të Drejtësisë dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ndryshe nga ne, Maqedonia e Veriut nuk ka asnjë kusht për të plotësuar dhe pret “e qetë” vendimin e përbashkët për dy vendet.

15 kushtet e BE-së:

1- Miratimi i reformës zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR

2- Financim transparent i partive politike dhe i fushatave elektorale, duke siguruar zbatimin e vazhdueshëm të reformës në drejtësi, përfshirë funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, duke marrë në konsideratë, ekspertizën ndërkombëtare, përfshirë opinionin e Komisionit të Venecias.

3- Finalizimi i ngritjes së strukturave të specializuara kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

4-Forcimi më tej i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

5- Trajtimi i fenomenit të azilkërkimit të pabazë dhe riatdhesimet.

6- Rishikimi i Ligjit të Medias në linjë me rekomandimet e Komisionit të Venecias

7- Nisja e procedimeve penale kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve që nuk e kanë kaluar Vettingun

8- Nisja e procedimeve penale kundër atyre që janë akuzuar për blerjen e votës.

9- Prova të vazhdueshme në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet, përfshirë nisjen e procedimeve kundër zyrtarëve të lartë publikë dhe politikanëve.

10- Progres i prekshëm, në lidhje me reformën në administratën publike

11- Zbatimi i reformës zgjedhore

12- Vendim final për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit 2019.

13- Progres i mëtejshëm për zbatimin e ligjit për mbrojtjen e minoriteteve.

14- Adoptimi i logjit për censusin e popullatës në përpjthje me rekomandimet e Këshillit të Europës

15- Avancimi me procesin e regjistrimit të pronave.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike 15 kushtet e be-së celja e negociatave me be shqiperia 15 kushtet e be-së celja e negociatave me be shqiperia

Sondazh

Poll