Politike

Lavdëroi PS-në para Ramës, Majko shtrembëron buzët për deputetët e sotëm

20 Qershor 2020, 10:10 Nga DOSJA
Lavdëroi PS-në para Ramës, Majko shtrembëron buzët

TIRANË– Ditën e sotme gjatë homazheve të sotme për studiuesin dhe publicistin e njohur Moikom Zeqo, ish-kryeministri dhe ministri i sotëm për diasporën, Pandeli Majko, ka folur me elozhe për Partinë Socialiste të viteve  më parë.

Teksa ka kujtuar kohën e viteve 1991-1996 kur Moikom Zeqo ka qenë deputet i kësaj partie, Majko tha se ai grup parlamentar ka qenë më i miri që ka pasur ndonjëherë PS-ja.

“Për mua ai mbetet shok, mik. Është pjesë e asaj kur flasim për grupin parlamentar të PS, kam në mendje grupin më të mirë që kemi pasur grupin 91-96. Ai ishte ndër më të veçantit e atij grupi. Se them se është rasti, por ai i tillë ishte. Jo vetëm ishte një politikan i mirë, por një njeri i mirë.”- tha Majko.

Ndërsa u pyet për nivelin e grupit të sotëm parlamentar të Partisë Socialiste, ai preferoi të mos fliste, por e bëri reagimin e tij përmes gjuhës së shenjave duke shtrembëruar buzët.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike pandeli majko pandeli majko

Sondazh

Poll