Politike

Cakaj mesazh partive shqiptare të Luginës së Preshevës: Sjellja e përgjegjshme politike e vetëdija e lartë kombëtare duh

19 Qershor 2020, 20:43 Nga DOSJA
Cakaj mesazh partive shqiptare të Luginës së Preshevës:

TIRANË-Ministri i Jashtëm, Gent Cakaj ka dhënë një mesazh për partitë shqiptare të Luginës së Preshevës, të cilat janë bashkuar në prag të zgjedhjeve në Serbi. Cakaj është shprehur se në Luginën e Preshevës duhet të ketë vetëm një faktor politike shqiptar me platform të unifikuar. Më tej ministri i Jashtëm, i ka bërë thirrje shqiptarëve, që të mbështesin bashkimin e partive të Luginës.

Postimi i Cakaj

Sot më tepër se kurdo herë tjetër: ruajtja e frymës së bashkëpunimit ndër-partiak e unitetit të brendshëm politik është e rëndësisë së patjetërsueshme në Luginën e Preshevës dhe jo vetëm. Kjo, mes tjerash, përfshin edhe shmangien e çdo pengese, kërcënimi, apo fushate të pavërtetash nga partitë që kanë mendim ndryshe për këtë ndërmarrje, vetëm e vetëm në të mirë të shqiptarëve. Pavarësisht se ekzistojnë shumë parti shqiptare, atje duhet të ketë vetëm një faktor politik shqiptar: me platformë të unifikuar në shërbim të mbrojtjes e lartësimit të të drejtave të tyre kombëtare. Ndaj, ju lutem: mbështetja masive dhe e fuqishme e listës së Luginës së Bashkuar është skajshmërisht e rëndësishme nga të gjithë pa asnjë dallim. Kësaj rradhe, sjellja e përgjegjshme politike e vetëdija e lartë kombëtare duhet të mbizotërojnë llogaritë e ngushta partiake. Asgjë nuk përfundon me këtë ndërmarrje: mbështetja e kësaj liste është thjesht pikëfillimi i një pune të përbashkët sistematike, për t’i trajtuar të gjitha çështjet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës një e nga një! Ndaj, kësaj rradhe me fort përgjegjësi politike e vetëdije kombëtare: të gjithë në mbështetje të listës së Luginës së Bashkuar .

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gent cakaj partite shqiptare te lugines gent cakaj partite shqiptare te lugines

Sondazh

Poll