Politike

‘Mos të shqetësojmë pushuesit’/ Gjiknuri kërkesë Lleshajt: Koordinim me strukturat lokale për prishjen e objekteve, gj

20 Qershor 2020, 08:37 Nga DOSJA
‘Mos të shqetësojmë pushuesit’/ Gjiknuri

TIRANË– Deputeti socialist, Damian Gjiknuri ka marrë pjesë në takimin që u zhvillua në Sarandë mes krerëve të Bashkivë të jugut dhe ministrit Sandër Lleshaj.

Në fjalën e tij, në fillim të mbledhjes, Gjiknuri kërkoi që IKMT të koordinohej me strukturat lokale për prishjen e objekteve pa leje. Ndërsa ka shkuar se i gjithë jugu është i ndërtuar në mënyrë të tillë.

Janë pa leje po gjithë jugu pa leje është ndërtuar. Nuk bëhet fjalë për ndonjë operacion për kapjen e ndonjë krimineli të fuqishëm. Duhet bërë një kordimin më i mirë me strukturat lokale. Marrë rastin e disa ditëve më parë, për prishjen e disa bizneseve. Normal që ka ankesa si ndodhi për Lungomares por tani ata e kuptojnë se e shohin se është bërë diçka e mirë. Duhet bashkëpunim që të mos krijohet shqetësim për pushuesit në këtë periudhë sezoni. Kryeministri ka dhënë miratimin për shtimin e 500 punonjësve të rinj të policisë për të shtuar kapacitetet dhe për të rikonceptuar kapacitet e policisë” tha ai. “Do të ketë një ligj të ri për policinë bashkiake për rritjen e nivelit për t’i shndërruar në një zgjatim të policisë së shtetit në nivelin lokal,”– tha Gjiknuri. 

Ndërsa ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, në fjalën e tij për aksionin e IKMT-së për prishjen e objekteve pa leje duke paralajmëruar ndëshkime për ata që prekin bregdetin.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike aksioni i ikmt damian gjiknuri mbledhja ne sarande per ikmt aksioni i ikmt damian gjiknuri mbledhja ne sarande per ikmt

Sondazh

Poll