Politike

“Qershori i dytë”, stafi i Presidencës “thumbon” mazhorancën pas opinionit të Komisionit të Venecias për “Ku

19 Qershor 2020, 23:50 Nga DOSJA
“Qershori i dytë”, stafi i Presidencës

TIRANË-Stafi i Presidencës ka “thumbuar” maxhorancën pas publikimit të draft-opinionit të Komisionit të Venecias, në lidhje me emërimet në Gjykatën Kushtuese. Këshilltari për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Bledar Dervishaj ka publikuar një foto së bashku me kolegët e tij, të cilët mbajnë veshur një bluze me mbishkrimin “Venecia”.

Personat që ndodhen në foto së bashku me Dervishajn janë; Drejtori i Kabinetit Arben Cici, zëdhënësi Tedi Blushi, Këshilltarja për Integrimin Evropian Ilda Zhulali dhe Drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimeve Juridike në Presidencë , Ketrin Treska. Dervishaj e ka shoqëruar foton me mbishkrimin qershori i dytë.

Në raportin e Komisionit të Venecias, thuhej, se Presidenti dhe Kuvendi, duhet të kishin rënë më parë dakord për interpretimin e procedurave dhe më pas të bënin emërimet. Sipas mendimit të Komisionit, për sa kohë që mungesa e kandidatëve vazhdon dhe listat përbëhen nga kryesisht të njëjtët kandidatë, dhe disa emërime duhet të bëhen në të njëjtën periudhë, Presidenti dhe Kuvendi (dhe Gjykata e Lartë, nëse fillon të funksionojë së shpejti) duhet të pajtohen për procedurën që duhet të ndiqet në përputhje me dispozitat kushtetuese dhe ligjore.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike stafi i presidences stafi i presidences thumbon maxhorancen stafi i presidences stafi i presidences thumbon maxhorancen

Sondazh

Poll