LIVE UPDATES
Politike

Raportet e Venecias për ‘Kushtetuesen’ dhe ‘Anti-shpifjen’, Balla: Opinionet duhen lexuar pa eufori si tifozë, s’u r

20 Qershor 2020, 10:36 Nga DOSJA
Raportet e Venecias për ‘Kushtetuesen’ dhe

TIRANË– Komisioni i Venecias publikoi dje opinionin për emërimet në Gjykatën Kushtetuese dhe për paketën anti-shpifje. Sot kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka dalë në një konferencë për shtyp për të komentuar të gjithë rekomandimet.

Balla kërkoi që rekomandimet të mos lexohen si tifoz, referuar reagimeve të Presidentit dhe opozitës. Mes të tjerash, ai theksoi se këto dy opinione i shërbejnë ecurisë së mëtejshme, të reformës në drejtësi.

Sipas tij, mes përfundimeve kyçe Venecia vlerëson se paketa antishpifje është konsultuar gjerësisht me publikun dhe partnerët, autoritete kanë qenë transparente në përmirësimin e tekstit, demonstruan gadishmerinë për dialog dhe ruajtjen e fjalës së lirë.

Më tej, socialisti iu përgjigj edhe pyetjeve të gazetarëve duke dhënë lajmin se tashmë kishet nisur puna për reformimin e AMA-s dhe se maxhoranca nuk ishte tërhequr nga shkarkimi i presidentit Ilir Meta. Por theksoi se për një akt të tillë duhej pritur ngritja e Gjykatës Kushtetuese. 

FJALA E PLOTË:

Venecia mbështet ecurinë e Reformës në drejtësi si dhe nevojën e një ligji që rregullon tregun e mediave elektronike në Shqipëri. Angazhim i autoriteteve për miratim të ndryshimeve lighjore në përputhje me rekomandimet. Komisioni i Venecias dje më datë 19.06.2020 miratoi dy opinione Nr 978/2020 dhe nr 980/2020 mbi emerimet e gjyqtarëve ne Gjykaten Kushtetuese dhe mbi draft-ligjin e mediave. Këto opinione i shërbejnë ecurisë së metejshme te reformes ne drejtesi si dhe nevojës imediate për të rregulluar një sektor të rëndësishëm të demoracisë në vend sic është ai i media.

Këto opinione demostrojnë traditen e gjate e të sukseshme te bashkepunimit tone me.K.Venezias per konsulencen e vyer ne forcimin e institucioneve demokratike dhe shtetin ligjor.  Dua të falenderoj ekipin këtu në Kuvend që bshkëpunuan në një komunikim dosa mujor me Komisionin e Venezias. Opinionet duhen lexuar e analizuar me vëmendje, pa euforinë si tifoza të ndonjë ekipi të katëgorsë së tretë, dhe me qellimin e vetem qe t’i sherbeje zbatimit te shpejte te reformormave në vend, reforma të shumepritur nga shqiptaret.

Nuk është detyre e Komisionit të Venecias të analizoj sjellejn e palëve në raport me zbatimin e ligjit por e autoriteteve kompetente shqiptare.  Eshte detyra jone si ligjvënës qe opinionet te mos i  lexojme me disa fjali te shkeputura, por ne teresine e tyre. Parlamenti si perfaqesues i sovranitetit te popullit ka pergjegjesi qe jo vetem te zbertheje cdo rekomandim te opinioneve por edhe te adresoje hapat e duhur per zbatimin e tyre.

Si i tille ky proces nuk mund te jete nje proces ekzaltimi qe minimizohet vetem ne “kush ka te drejte” por vete publiku do të mund ti lexojë e të na gjykojë. Kush nuk e kupton kete dhe e sheh Venecian me “kush fiton”, nuk ka shqetesim as demokracine, as ligjin dhe  as standardet.  As kjo qasje as perkthimet e gabuara e te servirura ne.media sipas interesit nuk.i sherbejne reformes ne drejtesi.

Venecia eshte nje trupe profesionistesh te spikatur qe ka mision te kontribuoje ne forcimin e demokracise permes ligjit duke ndihmuar me opinionet e tyre shtetet anetare te KiE e me gjere te vendosin standarded me te mira per ceshtjet qe lipset mendim. Në rastin e zhbllokimit e funskionalitetit të Gjykatës Kushtetuese, iu drejtuam K.Venecias per rekomandime dhe sqarimin e ceshtjeve qe lidhen me reformen ne drejtesi si në zbatueshmërinë e mekanizmave zhbllokues – parashikime ligjore qe konsiderojne emerimin e gjyqtarit  kushtetues te kryer automatikisht ne rast mungese veprimi brenda nje afati qe cakton ligji, nga kuvendi apo presidenti. Kemi kerkuar te sqarojme gjithashtu nese moszbatimi i ketyre mekanizmave zhbllokuese e cenon parimin se qytetaret duhet te gjykohen nga gjykata e krijuar me ligj.

Në këtë opinion Komisioni i Venecias konstaton se: Bllokimi i funksionalitetit të Gjykatës Kushtetuese dhe vonesat në emërimet e reja në këtë Gjykatë janë shkaktuar nga disa fakorë: Si pasojë e vetting disa nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese u shkarkuan nga detyra; disa të tjerë dhanë dorëheqjen apo u mbaroi mandati; Mosfunksionim i KED për vitin 2007 dhe 2008 për shkak se pjesa e më e madhe e anëtarëve të tyre ishin të pavetuar; Kushtetuat parashikon që anëtarët e KED të vetohen menjëherë; Vënde vakante të krijuara në të njëjtën kohë në Gjykatën Kushtetuese; Number i kufizuar i kandidatëve për Gjyqtarë kushtetuesë për shumë vende vakante; Barrierë në bashkëpunimin midis Kuvendit dhe Presidentit në kushtet e zhvillimit të procedurës së shkarkimit të Presidentit; Dispozita të paqarta në Kushtetutë; Komisioni i Venecias Rekomandon. Ndërsa reforma e gjyqësorit dhe procedura e vettingut mbesin prioritet dhe duhet të çohen në një përfundim të mirë, duhet të vlerësohet nëse rregullat siç zbatohen lejojnë një përfundim të shpejtë të procesit të vettingut, veçanërisht në rast se verifikimi i gjyqtarëve çon në gjykata jofunksionale, veçanërisht ato te larta. Rekomandime ne lidhje me procesin e emerimit te gjyqtareve kushtetues. Sekuenca – Radha e emërimeve në Gjykatë Kushtetuese nga Presidenti, Parlamenti dhe Gjykata e Lartë. Radha për emërimet në Gjykatë Kushtetuese nga Presidenti, Parlamenti dhe Gjykata e Lartë i referohet alokimit të vendeve vakante dhe jo radhës së vendimeve aktuale të emërimit të gjyqtarëve. Tre autoritetet janë të pavarura dhe mund të veprojnë në mënyrë autonome në emërimet përkatëse. Mungesa e emërimit të anetarëve të Gjykatës Kushtetuese nga Gjykata e Lartë nuk pengon Kuvendin dhe Presidentin të zgjedhin/emërojnë anëtarët përkatës të Gjykatës Kushtetuese.

Mekanizmi zhbllokues

Mekanizmi zhbllokues për emërimet nga Presidenti dhe Gjykata e Lartë, i parashikuar në Ligjin e Gjykatës Kushtetuese duket se ka ndikuar në krijimin e një konflikti. Ndërsa ky mekanizëm është në fuqi dhe detyrues, rekomandohet të vihet në tekstin e Kushtetutës, sic është për Kuvendin.

Pezullimi i afatit 30 ditor të mekanizmit zhbllokues

Pezullimi i këtij afati nuk parashikohet në Kushtetutë e në ligj. Pezullimi mund të justifikohet nëse ka një vakum ligjor. Sipas K.Venecias bllokimet e qëllimshme dhe me vullnet të keq mund të konsiderohen si pezullime të paarsyeshme të afatit të një mekanizmi zhbllokues. Gjithsesi një parashikim i tillë nuk gjendet në ligj. Nisma e mazhorancës për betimin e gjyqtarit Kushtetues para Presidentit. Parashikimet që përmban draftligji për betimin, nëse cmohen të nevojshme për të evituar bllokimet e mundshme në të ardhmen dhe abuzimet me të drejtën e betimit nga ana e Presidentit, si një e drejtë formale ceremoniale, të parashikohen në Kushtetutë. Rekomandime në lidhje me punën e KED:– ndryshim i rregullores se KED, duke mundësuar qe Avokati i Popullit te marre pjese dhe ne mbledhjet (dhome këshillimi) ku KED merr vendim per kandidatet. Kjo për hir te rritjes se transparencës se KED. Ky rekomandim per t’u adresuar kërkon ndryshime ne Ligjin n.115/2016 “Per organet e qeverisjes se sistemit te drejtësisë” dhe legjislacionit ne fuqi per organet kolegjiale. – Të botojë sa më parë procesverbalet e mbledhjeve. – KED duhet te kryej listimin e kandidatëve vetëm kur dosjet e te gjithe kandidatëve ne liste janë të plota dhe se Kryetari I KED duhet te dergoj listen së bashku me dosjet menjëherë te të institucionet përkatëse pa vonesë. – Të propozojë kandidatë të vetuar.

Nevoja për bashkëpunimi institucional

K.Venecias nxit bashkëpunim midis Kuvendit dhe Presidentit, ne veçanti kur ka pak kandidatë për shumë vende vakante, me qëllim  dakortësinë për zbatimin e procedurave që zhbllokojnë situata problematike.

Nevoja për ndryshime Kushtetuese

K.Venezias rekomandon ndryshime të Kushtetutës për ta qartësuar dhe lehtësuar procedurën e emërimit të gjyqtarëve kushtetuesë si dhe garantimin e mandatit të plotë 9 vjecar për secilin prej tyre.

Mungesa e kandidatëve, fakti që lista e KED dërguar Presidentit mbeti pa kandidatë pas emërimit nga Kuvendi të dy anëtarëve të Gj.Kushtetuese dhe paqartësitë në dispozitat ligjore kushtetuese sipas K.Venecias, mund të konsiderojnë të arsyeshme emërimin e fundit të Presidentit kryer tej afatit 30 ditor dhe jashtë listës me tre kandidatët e renditur të parët nga KED, dhe pse vetë K.Venecias pranon se pezullimi i mekanizmit zhbllokues nuk përligjet në asnjë dispozitë ligjore.

Përgjigja e pyetjes: “A jemi para cënimit të parimit të gjykatës së krijuar me ligj”: Nuk ka përgjigje për këtë pyetje nga Komisioni i Venecias në opinion e vet. Ky ka qënë në fakt shqetësimi kryesor i Kuvendit sepse risku që palët të godasin vendimet e Gjykatës Kushtetuese në GJEDNJ, nëse anëtarë e trupës gjykuese është gjyqtarja e emëruara nga Presidenti në kapërcim të kritereve të mekanzimit zhbllokues, është real dhe i lartë. Të gjitha rekomandimet e Komisionit të Venecias, që kanë në thelb ndryshime ligjore do të analizohen me kujdes me parteneret tanë ndërkombëtarë për të mos humbur asnjë ditë kohë për zbatimin e shpejtë të reformës. Ndërsa rekomandimet për bashkëpunime institucionale janë jo vetëm detyrë për secilin nga institucionet e këtij vendi por edhe një nevojë për vijmësinë e suksesshme të reformës në drejtësi, brënda korpusit ligjor të paketës së reformës në drejtësi.

Në lidhje me ndryshimet në ligji e medias, Komisioni i Venecias i ka dhënë dritën jeshile miratimit të paketës anti-shpifje për mediat, një ligj i shumëdebatuar në vitin e fundit. Projektligjet e paketës “ anti-shpifja”u kthyen në Parlament për rishikim si jo kushtetuese nga Presidenti Ilir Meta. Më 30 janar mazhoranca vendosi të votoi ligjin “Për shërbimin mediatik në RSH”, vetëm past të kismet marrë një opinion nga Komisioni i Venecias.

Opinioni përfundimtar i Venecias i miratuar dje jo vetëm që nuk ka hedhur poshtë ligjin si anti-kushtetues, por ka përkrahur nevojën e një ligji të tillë për rregullimin e tregut të mediave elektronike në Shqipëri, pasi “problemet e identifikuara nga autoritetet shqiptare objekt i rregullimit juridik janë serioze. Disa sanksione të justifikueshme të ligjit administrativ mund të jenë të dobishme për të luftuar abuzimet në fushën e mediave online”. Midis përfundimeve kyçe, Venecia vlerëson se ligji është konsultuar gjerësisht me publikun, subjektet e interesuara dhe partnerët ndërkombëtarë. Gjithashtu, Venecia çmon se autoritetet shqiptare kanë qenë transparentë në përmirësimin e tekstit të projektligjeve. Sipas Venecias, autoritetet shqiptare demonstruan gatishmërinë e tyre për dialog dhe angazhimin e tyre për ruajtjen e fjalës së lirë në vend. Për shembull, është pozitive që në ligj shprehimisht përmendet  që ky legjislacion duhet të interpretohet në dritën e praktikës gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Ndryshe nga sa pretendon opozita, që sulmon ligjin si një mjet për të “censuruar shtypin” Venecia thekson se ligji është në përputhje të plotë me praktikën gjyqësore të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Në opinionin e tij, Komisioni i Venecias vlerëson nevojë për disa përmirësime dhe saktësime të tekstit të ligjit, por jo për t’u rrezuar si nisëm, ashtu siç pretendon opozita.  Konkretisht, Komisioni i Venecias propozon këto ndryshime: Ngushtim i fushës së zbatimit të ligjit, duke përjashtuar nga zbatimi I ligjit në mënyrë të qartë dhe te listuar çdo media online jo-profesionale, si blogjet individualë apo përdoruesit e rrjeteve sociale. – Sic konfirmohet edhe ne Opinion autoritet Shqiptare kanë rëne dakord me qartësimin e dispozitës pasi qëllimi i ligjit janë vetëm mediat online dhe jo individët përdorues të internetit apo të rrjeteve sociale. Rishikim i parashikimit të de-anonimizimit i të gjitha burimeve të mediave online shqiptare duke perjashtuar në menyrë taksative identitetin e përdoruesve të internetit të ndryshëm nga ofruesi i medias profesionale.- Autoritet konfirmojën ndryshimin e dispozitës përkatëse duke cituar në mënyre esplicite përjashtimin e detyrimit të ligjit për de – anonimizim të përdoresve të internetit të ndryshëm nga ofruesit e shërbimit mediatik. Parashikimi në ligj dhe jo në akte nënligjore të kritereve të përzgjedhjes, eksperienca, shmangia nga konflikti i interesit si dhe procedurat e emërimit të anëtareve të Këshillit të Ankesave (KA) me qëllim sigurimin e pavarësisë nga partitë politike, bizneset e mëdha të mediave ose interesat e tjera të korporatave të lidhura me politikën si dhe sigurimi i përfaqësimit nga komuniteti i mediave dhe shoqëria civile që nuk janë të lidhur drejtpërdrejt me forcat kryesore politike. – Autoritet konfirmojnë ndryshimin e dispozitës përkatëse duke siguruar përmbushjen e këtij rekomandimi. Rishikim i mënyrës së zgjedhjes së AMA dhe anëtarët e KA, në mënyrë që të sigurohen që këto organe të kenë një përbërje pluraliste, të përbëhen nga individë të kualifikuar, që përfaqësojnë komunitetin e mediave dhe që gëzojnë një autonomi të besueshme nga qeveria dhe bota e biznesit. 

Në frymën e Opinionit ne kemi filluar punën për reformimin tërësor të AMA por edhe të KDRTSH, për të larguar cdo lloj ndikimi politik, apo kompromisesh politike që i kanë bërë këto borde aspak profesionale. Duke bllokuar shndërrimin RTSH në një korporatë mediatike të suskeshsme dhe të pavarur. Si dhe një Autoritet të Mediave të njëjtë me autoritet e mediave europiane. Nuk ka nevojë të shpikim formula, sa kohë është provuar tashmë se formulat apolitike të përzgjedhjes të aplikuara gjatë Reformës në Drejtësi, mund të garantojnë garë të hapur që buron nga vullnetet individuale.

Autoritet konfirmojnë ndryshimin e dispozitës përkatëse duke siguruar përmbushjen e këtij rekomandimi. Rishikim i procedurës së ankesave duke shtuar masat mbrojtëse proceduriale për të garantuar procesin e duhur dhe proporcionalitetin e sanksioneve. – Autoritet konfirmojnë ndryshimin e dispozitës përkatëse duke siguruar përmbushjen e këtij rekomandimi.  Komisioni i Venecias inkurajon autoritetet shqiptare të mbështesin krijimin e një organi vetë-rregullues të pavarur që funksionon në mënyrë efektive dhe të pavarur që përfshin të gjithë aktorët përkatës të komunitetit të mediave dhe të aftë për të siguruar një sistem efektiv dhe të respektuar të përgjegjshmërisë së mediave në fushën e mediave në internet përmes vetë-rregullimit rregullore.- Autoritet shprehin vullnet maksimal per të arritur këtë objektiv konkretisht risite e ligjit mbi sherbimet mediatike mbi të cilin shprehu opinion Venecia: – Zgjeron fushën e zbatimit të ligjit të AMA për të mbuluar publikimet në mediat online dhe për të rregulluar aktivitetet e ofruesve të shërbimeve të medias elektronike(nenet 1-2 të ndryshuar);– Parashikon detyrime për orfruesit e shërbimeve të mediave elektronike Vashti si edhe mediat audiovizuale (neni 33/1 i ndryshuar);– Zgjeron kompetencat e AMA-së dhe Komitetit të Ankesave duke u dhënë atyre fuqi për të mbikëqyrur zbatimin e detyrimeve nga Ofruesit e shërbimit të medias elektronike (nenet 20 dhe 51/1 të ndryshuar);– Parashikon procedura për shqyrtimin e ankesave në lidhje me përmbajtjen e publikimeve në internet (neni 51/1 i ndryshuar);– Parashikon një të drejtë për korrigjim ose përgjigje në lidhje me publikimet në internet (neni 53/1 i ndryshuar);– Nuk rregullon veprimtarinë e rrjeteve sociale;– Synon vendosjen e standardeve etike per reskeptimin e dinjitetit dhe të drejtat themelore të njeriut, si dhe të përmirësohet cilësia e informimit dhe e diskursit publik nga mediat elektronike;– Krijon një regjister që administrohet nga AMA ku regjistrohen subjektet qe orfrojne sherbimin e medias elektronike;– Mundesohet identifikimi për publikun në të gjithë elementët e tyre, pronesine perfshire, te ofruesve te sherbimit te medias elektronike per ata qe regjistrohen; – Mundeson perfitim të lehtësirave fiskale për median e rregullt qe rregjistrohet vullnetarisht; –  Çdo individ, i cili cënohet nga publikimi i përmbajtjeve të paligjshme apo të pavërteta tendencioze të rreme, tashmë me anë të kësaj iniciative ka mundësi të rivendosi të drejtën e vet në vend, ashtu si edhe ofruesit e shërbimeve mediave elektronike do të kenë mundësinë të vënë ata të parët të drejtën në vend duke reaguar në kohë për të gjitha sinjalizimet se publikimet e tyre kanë qenë të pavërteta apo në cënim të të drejtave të individit; –  Ligji synon një mbrojtje të veçantë për fëmijët në rastet kur publikimet dhe transmetimet e shërbimeve mediatike janë të paligjshme duke parashikuar mekanizma mbrojtës; – Vendos masa administrative dhe gjobë për ata që do të nuk zbatojnë ligjin (nenet 132-133 të ndryshuar). Gjobat i referohen mosveprimit procedurial të OSHPE për të reaguar në kohë dhe për t’i dhënë mundësi subjekteve të japin versionin e tyre të së vërtetës. Përmbajtja e përgjigjes nuk i imponohet as nga ligji e as nga AMA. Nëse OSHPE siguron të drejtat proceduriale individëve ankues, asnjë gjobë nuk aplikohet ndaj tyre. Gjobat jepen per parregullsi proceduriale. Asnje gjobe nuk vihet mbi permbajtje e publikimit por mbi mos respektimin e te drejtes se individit per te pasur nje pergjigje ne kohe; – Vendimet e AMA nuk zëvendësojnë gjykatën, e cila mbetet jo vetem garancia proceduriale e shkallës së ankimit ndaj vendimit administrativ të organeve të AMA, por gjykata dhe vetem gjykata shqyrton çështjet ku ngrihen problemet e shpifjes.

Ditën e djeshme, Komisioni i Venecias publikoi dy opinionet për emërimet në Gjykatën Kushtetuese dhe paketën anti-shpifje. “Venecia” ka qënë kritike lidhur me rolin e AMA-s në procesin e verfikimit online, ndërsa për Kushtetuesen kërkon më tepër bashkëpunim mes Presidencës dhe Kuvendit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike taulant balla taulant balla

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë