Aktualitet

Vetëm Rama në Kryeministri! Urdhëri i prerë largon punonjësit nga godina pas infektimeve me Covid-19: Punoni nga shtëpia

16 Qershor 2020, 13:13 Nga DOSJA
Vetëm Rama në Kryeministri! Urdhëri i prerë largon

TIRANË- Dosja.al ka mësuar se pas raportimit se në godinën e kryeministrisë janë identifikuar disa persona të infektuar me Covid-19, ndërtesa është boshatisur.

Urdhëri i prerë ka bërë që të gjithë punonjësit të largohen nga godina dhe të punojnë nga shtëpia. “Do punoni nga shtëpia,”- mësohet të ketë fjalia që ka bërë që asnjë nga punonjësit të mos paraqitet më në këtë hyrje.

Por, as fakti që një prej të infektuarve me koronavirus ishte një gardist që qëndronte në hyrje të ndërtesës, nuk e ka bërë kryeministrin Edi Rama që të braktisë zyrën e tij.

Hera e fundit që Rama u shfaq në zyrë, i patrembur nga Covid-19, ishte mesditën e sotme, kur paralajmëroi qytetarët që tëe tregonin kujdes dhe të respektonin masat, ndryshe rrezikonin sërish mbylljen.

Por kryeministria nuk është i vetmi institucion që është prekur nga Covid-19. Burime për Dosja.al bëjnë  me dije se ditët e fundit janë infektuar punonjës të  Ministrisë së Bujqësisë, të Postës Shqiptare, zyrave të OSHEE-së, të Ministrisë së Financave dhe të Bashkisë Tiranë.

Po kështu mësohet se të gjithë punonjësit e SPAK ka bërë tamponin, por asnjë prej tyre nuk ka rezultuar pozitiv. Ndërkohë që priten edhe testet serologjike, për të vërejtur nëse e kanë kaluar ose jo me parë. Mëngjesin e sotëm Dosja.al raportoi se janë infektuar edhe shumë punonjës shëndetësor.

Ndërkohë ministria e Shëndetësisë, apelon që qytetarët të respektojnë masat dhe të kujdesen për higjienën e tyre. Sot është zgjeruar harta e të prekurve  me 28 të prekur në Tiranë, 18 në Shkodër, 10 në Krujë, 8 në Durrës, 7 në Vlorë, 3 në Kamëz, nga 2 raste në Kukës, Elbasan, Fier dhe nga 1 I prekur në Korçë dhe Pukë. Numri i rasteve aktive në vend është 571 dhe që nga nisja e pandemisë janë infektuar 1672. Sakaq numri i viktimave ka shkuar në 37.

(A.B;F.M/ Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet covid ne kryeministri koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 covid ne kryeministri koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll