Aktualitet

“Vetëm përsëriste nga gëzimi O zot, o Zot”, Gjesti human i trajnerit shqiptar, i kthen çantën me para të zotit: I nx

16 Qershor 2020, 12:35 Nga DOSJA
“Vetëm përsëriste nga gëzimi O zot, o

SHKUP– Ish-kampioni i boksit dhe njëkohësisht sot trajner i këtij sporti, Naser Haruni ka bërë një gjest shumë të bukur dhe mjaft human. Ai është një emër i njohur në komunitetin shqiptar të Maqedonisë së Veriut, por dhe më i famshëm pas këtij  veprimit të fundit që ka bërë.

Haruni ka gjetur një çantë me rreth 800 euro brenda dhe disa dokumente personale. Ai është munduar të gjejë pronarin e çantës së humbur dhe i ka dorëzuar paratë dhe dokumentet që gjendeshin në të. Ky veprim human i shqiptarit nga Shkupi ka mahnitur shumë njerëz, pasi  jo çdo kush mund ta bëjë diçka të tillë.

Rastësisht edhe pronari i çantës ishte një ish-sportist, i cili quhet Gjokica Stojanovski dhe ka luajtur si portier me skuadrën e Vardarit në hendboll. Haruni ka treguar gjithçka në një postim në rrjetin social Facebook.

Isha në Ramstor dhe sa dola në parking, mu para makinës time, gjeta një çantë. Nga kurioziteti e hapa dhe pashë se në çantë kishte portofol me dokumentacion: letërnjoftim, patentë shoferi, kartelë të bankës dhe një zarf. Në zarf kishte 675 euro dhe 9000 dinarë. Sipas letërnjoftimit e pashë që adresa ishte në Kisella Voda, rruga ‘Vera Jocic’. U nisa menjëherë ta gjej pronarin e çantës. Kur mbërrina në adresën e duhur, ai nuk ishte në shtëpi. Bisedova me fqinjët që e njihnin, ata e thirrën pronarin në telefon dhe erdhi për 10 minuta. E pyeta nëse kishte humbur diçka. ‘Po, po, një çantë‘, më tha. Nuk dinte çfarë të thoshte nga gëzimi, iu mbushën sytë me lot. Quhej Gjokica, djalë i ri, familjar, ishte me fëmijë të vegjël në karrocë. Më tha: ‘Nuk po mund të besoj që edhe në shtëpi ma ke sjellë çantën e humbur‘. Me pyeti se nga je dhe si quhesha. I thashë se quhem Naser dhe jam nga Çairi. Vetëm përsëriste nga gëzimi: ‘O zot, o Zot‘. I nxori 100 euro dhe tha: “I ke bakshish prej meje‘. I thashë se nuk është nevoja, por ai m’u lut shumë herë: ‘Të lutem, të lutem, merri për një drekë me familjen tuaj‘. Desha te them se njerëzit duhen të ndahen në të mirë dhe të këqij, kurse me Gjokicen do të takohemi prapë të pimë ndonjë kafe, sepse edhe ai kishte qenë sportist hendbolli.”- ka shkruar Naser Haruni.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet naser haruni. naser haruni.

Sondazh

Poll