Aktualitet

“Të dua shumë shpirt”/ U kap me afro 500 mijë euro në kamion, lihet në pranga shoferi Andon Thanasi, gruaja i dhuron pu

16 Qershor 2020, 11:59 Nga DOSJA
“Të dua shumë shpirt”/ U kap me afro 500 mijë euro

DURRËS– Andon Thanasi, shoferi i kamionit ku u sekuestruan pak më shumë se 498 miëj euro është lënë në burg. Vendimi është marrë ditën e sotme nga Gjykata e Durrësit, gjatë një séance të shkurtër që zgjati vetëm 10 minuta.

Togat e zeza e kanë lënë në burg, 54-vjeçarin Thanasi, i cili akuzohet për për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Në videon e publikuar nga Report TV, shihet që në derën e Gjykatës ka qenë edhe gruaja e Thanasit, e cila e puth me dorë dhe e quan shpirt të shoqin.

“Të dua shumë shpirt…. mos ki merak për mua o jetë…,”- dëgjohet teksa thotë gruaja e Thanasit dhe i dhuron një puthje nga larg.

Thanasi u vu në pranga ditë ne shtunë në portin e Durrësit pasi po drejtonte një kamion, brenda të cilit ishin fshehur 498 mijë e 850 euro.

Kamioni me targë TR 2046 U dhe me tragë trajleri TR 2048 U, rezultoi të ishte në pronësi të kompanisë JA-ADA shpk, e cila bën shërbimin e transportit për palë të treta dhe rezulton në emër të biznesmenit me iniciale A.K.. Kamioni kishte dalë para katër ditësh nga Shqipëria për t’u kthyer me materiale të lëndës së parë, për prodhim këpucësh, në një fasoneri, por bashkë me materialet, ka sjellë edhe shumën e majme të parave.

Zbulimi i lekëve, të ndara në pesë qese plastmasi dhe të fshehura në pjesë të ndryshme të kamionit, u bë nga skaneri. Pas konstatimit të parave, shoferi u vu në pranga. AI vetë ka mohuar të ketë lidhje me lekët dhe është shprehur se bën vetëm punën e shoferit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet andon thanasi durres sekuestrohen 500 mije euro ne durres andon thanasi durres sekuestrohen 500 mije euro ne durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Qershor 2020, 10:36

TIRANË– Dy reperët e njohur në tregun e muzikës shqiotare si rivalë të fortë e armiq të përbetuar, Rigels Rajku dhe Arkimed Lushaj, janë bërë bashkë, në ku...